Page 131 - Demo
P. 131


                                    TË FOLURITPërcaktimi Një fjalim bindës është një lloj specifik fjalimi, në të cilin folësi ka për qëllim bindjen e audiencës për të pranuar pikëpamjen e tij. Fjalimi bindës është i rregulluar në mënyrë të tillë që auditori të pranojë të gjithë ose një pjesë të pikëpamjes së shprehur.Bindja lidhet me procesin që synon ndryshimin e qëndrimit ose të sjelljes së një personi. Efektshmëria e një fjalimi bindës varet gjithashtu nga faktorët që tejkalojnë fjalët e fjalimit. Gatishmëria e audiencës për të pranuar një pikëpamje të re, gjuha e trupit të folësit dhe mjedisi në të cilin mbahet fjalimi, mund të ndikojnë në suksesin e një fjalimi bindës.Një folës i suksesshëm do të bëjë çmos që të krijojë një etikë të fortë me audiencën e vet dhe t’i paraqesë asaj argumentin më të mirë të mundshëm.Analiza e audiencës është një faktor i rëndësishëm kur jep një fjalim bindës, pasi audienca do të bindet për arsyet e veta, jo për arsyet e folësit. Për shembull, nëse një folës po përpiqet të bindë audiencën, duke i thënë se fëmijëve u duhet folur për Babagjyshin e Vitit të Ri, duke u treguar të vërtetën, pra që ai nuk ekziston, ka shumë gjasa që të mos e arrijë qëllimin. Në rast se folësi vendos të tregojë një histori personale lidhur me Babagjyshin dhe përjetimet e tij të dikurshme për të, ka shumë gjasa që ta bindë audiencën duke arritur kështu edhe qëllimin e fjalimit të tij.Fjalimet bindëse zakonisht përdoren për të bindur, për të nxitur veprim ose për të rritur besimin.  FJALIMI BINDËS129
                                
   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135