Page 132 - Demo
P. 132


                                    Këshilla për të bindur“Ah, sikur të kisha qenë më bindës!” A ju ka ndodhur ta mendoni? Në sa e sa raste jeta jonë do të kishte marrë një tjetër rrjedhë sikur të kishim qenë më ngulmues, më motivues dhe më bindës. Në vijim jepen disa këshilla për ta arritur këtë.Zbatoni rregullën e tre përbërësve të mesazhit bindës. Më hollësisht: a) sintetizoni të dhënat dhe faktet e situatës; b) shprehni mendimet dhe ndjesitë; c) shprehni qartësisht dëshirat dhe nevojat, duke përfshirë ndikimet pozitive për audiencën. Tregohuni të kujdesshëm me hollësitë dhe shprehini idetë tuaja në mënyrë të thjeshtë dhe të qartë. Ndarja në tri pjesë e mesazhit bindës ju ndihmon që t’i mëshoni mendimit tuaj dhe t’i bëni të qarta tjetrit dobitë e zgjidhjes së propozuar. Kush pyet, komandon. E njihni këtë thënie? S’ka si bëhet më e vërtetë. Pyetjet kanë një aftësi të qenësishme për ta zhvendosur fokusin e audiencës suaj. Një pyetje efikase, e bërë në momentin e duhur, mund të ndryshojë fatet e komunikimit. Pyetjet janë një instrument jetik për të mësuar dhe shmangur moskuptimet, por edhe një instrument për të shuar një konflikt dhe për të bindur një person, pasi një sërë pyetjesh të hapura do ta ndihmonin audiencën të kuptonte arsyet që qëndrojnë pas pikëpamjes suaj. Shpesh mjafton një buzëqeshje. Nuk ka gjë më të fuqishme se një buzëqeshje e këndshme për të çelur një marrëdhënie, për të shtendosur atmosferën dhe për të treguar gatishmëri ndaj tjetrit. Buzëqeshja është hapi i parë i ndërtimit të një marrëdhënieje.Jepini rëndësi tjetrit. Një nga mënyrat më të sigurta për të ndikuar te dikush është t’i japësh rëndësi mendimit të tij, me qëllim që tjetri të ndihet i rëndësishëm. Kur tjetri ndihet i vlerësuar dhe i përfillur, sjellja e tij bëhet më e hapur ndaj këndvështrimit tuaj. Bindje do të thotë t’i nxitësh njerëzit të mbajnë anën tënde pa përdorur forcën apo frikësimin. Hap pas hapi, duhet krijuar një marrëdhënie empatike, duhet ndërtuar besimi, të gjendet një terren i përbashkët, të strukturohen idetë, të shpërfaqen protë dhe kundrat, të krijohet dakordësi rreth zgjidhjeve të propozuara. Përgatitja është pjesa më rëndësishme e tërë procesit. Me një përgatitje të mirë mund të bëhen mrekulli dhe të arrihen rezultatet e dëshiruara. Kur nuk e di se ku po shkon, është e pamundur ta arrish pikësynimin. Pra, është e rëndësishme të sqarosh objektivin që dëshiron të arrish, të shkruash etapat e mesazhit trepjesësh, të parashikosh përgjigjet e mundshme, të simulosh skenarë të ndryshëm. Këtu 130
                                
   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136