Page 133 - Demo
P. 133


                                    1 Mbani një fjalim bindës për një nga temat e mëposhtme. Provimet e maturës janë si çdo provim tjetërMbingarkesa me studime është çështje perceptimi2 Vlerësoni përbërësit e mesazheve bindëse të njëri-tjetrit, sipas skemës së mëposhtme.Përbërësit e mesazhit bindës 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10Sintetizimi i të dhënave dhe fakteve të situatës Shprehja e mendimeve dhe e ndjesiveShprehja qartësisht e dëshirave dhe nevojave, duke përfshirë ndikimet pozitive për audiencën3 Analizoni fjalimin e një politikani, duke nxjerrë në pah mangësitë e tij.4 Vlerësoni sipas skemës së mësipërme përbërësit e mesazhit bindës nga fjalimi i një personaliteti. USH T R I M Epërfshihen edhe provat para pasqyrës apo një kamere, pasi mund të shohësh dhe kontrollosh edhe gjuhën e trupit. Është e rëndësishme t’i paraprish sjelljes së personave të tjerë dhe të përgatisësh përgjigjet, të përgatisësh pyetje efikase, pra të parapërgatitesh në tërësi. Praktikoni fjalimin tuaj Praktikimi është një nga mënyrat më të besueshme për të siguruar sukses. Strategjitë që ju ndihmojnë gjatë ushtrimit të një fjalimi bindës lidhen me: Praktika para të afërmve, para një pasqyre ose para një kamere ndihmon. Disa njerëz e kanë të vështirë ta dëgjojnë ose ta shikojnë veten, por ky veprim ndihmon pa masë. Punoni me përmirësimet e prezantimit. Vini re nëse keni nevojë të ngadalësoni ritmin apo të shkurtoni materialin. Ndaloni në shqiptimin e disa fjalëve, punoni me përmirësimet, por jo me të gjitha në të njëjtën kohë. Praktikoni para miqve aspekte specifike të përmbajtjes së fjalimit tuaj. Mund t’i kërkoni një shoku ose shoqeje mendim rreth argumentit tuaj që të përqendroheni në atë çështje. Mësoni përmendësh fjalitë e hapjes dhe ato të mbylljes së fjalimit. 131
                                
   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137