Page 134 - Demo
P. 134
LEKSIKOLOGJI• Lexoni paragrafёt e mёposhtёm. Çfarё mund tё thoni pёr gjuhёn e pёrdorur?Vetia që ka atomi i një elementi kimik për t’u bashkuar me një numër të caktuar atomesh të një elementi, quhet valenca e tij. Valenca e një elementi është një numër që tregon me sa atome hidrogjeni mund të lidhet një atom i elementit përkatës ose sa atome hidrogjeni mund të zëvendësojnë një atom të këtij elementi. Valencat më të larta për shumicën e elementeve janë të bazuara në numrin e elektroneve të lira në shtresën e fundit. Valenca e një elementi përcaktohet, duke e krahasuar me valencën e hidrogjenit. Valenca e një elementi paraqitet me numër romak, i cili shënohet në kllapa pas emrit të elementit. STILET FUNKSIONALE TË GJUHËS: STILI SHKENCOR-TEKNIK DHE STILI JURIDIKO-ADMINISTRATIVNeni 14 1. Gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është shqipja. 2. Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes.3. Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut. 4. Himni kombëtar është “Rreth Flamurit të Përbashkuar”. 5. Festa Kombëtare e Republikës së Shqipërisë është Dita e Flamurit, 28 Nëntori.6. Kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë është Tirana.7. Forma dhe përmasat e simboleve kombëtare, përmbajtja e tekstit të himnit kombëtar, si dhe përdorimi i tyre rregullohen me ligj. Kushtetuta e Republikës sё Shqipërisë 132

