Page 135 - Demo
P. 135
Stili shkencor-teknikStili shkencor-teknik është ai stil që transmeton nëpërmjet nivelit të lartë formal të gjuhës dije nga fusha të ndryshme, si ajo e shkencave shoqërore, shkencave natyrore, teknikës, teknologjisë etj. Disa tipare të gjuhës së stilit shkencor-teknik Gjuha e përdorur ka funksion informues. Informacioni që përcillet nëpërmjet saj është objektiv dhe i vërtetë. Në thelb, komunikimi është një monolog me karakter përgjithësues dhe abstrakt. Shmanget sa të jetë e mundur dykuptimësia dhe qëndrimet emocionale.Teksti duhet të ketë organizim logjik, shtjellim pa kundërthënie dhe sistemim në tërësinë e vet.Ështё karakteristik pёrdorimi i emrave foljorё prapashtesorё me -im, -je, (lakim, lëvizje); i lokucioneve tё reja librore tё tilla, si: ushtron ndikimin, hyn nё lidhje me, nё krahasim me, nё thelb, nё mёnyrё, pёr arsye se etj.; i ndajfoljeve të formuara me prapashtesën -isht, si: parimisht, gjerёsisht, pёrfundimisht; i trajtave pavetore tё foljeve, si: duhet, dihet, merret parasysh, kёrkohet, lejohet, studiohet etj.; i foljeve që tregojnë gjendje, si: jam, gjendet, mendoj, pranoj, vёrej etj. Pёrdoren shpesh parafjalёt, mbiemrat e formuar nga pjesoret e foljeve, pёremrat vetorё, pronorё e dёftorё, fjalёt e pёrbёra tё tipit: moralo-politik, turko-arab etj.Leksiku i gjuhës së stilit shkencor-teknik nuk përmban fjalё të vjetruara, fjalё dialektore dhe fjalё të ligjёrimit tё thjeshtё e bisedor. Stili juridiko-administrativStili juridiko-administrativ është ai stil gjuhe që përdoret për hartimin e ligjeve, akteve dhe udhëzimeve për zbatimin e tyre. Ky stil lidhet me tri aspekte të mëdha të organizimit shtetëror të jetës së një vendi, që kanë të bëjnë me pushtetin ligjvënës, pushtetin ekzekutiv dhe atë gjyqësor. Disa tipare të gjuhës së stilit juridiko-administrativGjuha e përdorur duhet të përmbushë funksionin informues dhe parashkrues. Gjithçka paraqitet në emër të ligjit dhe të shtetit, ndaj nuk mund të flitet për stil individual të hartuesit, por për ndjekjen e një modeli të mirëmenduar dhe të paracaktuar në formë dhe përmbajtje.Pra, nëpërmjet gjuhës jepen udhëzimet përkatëse për mënyrën dhe kohën e përmbushjes së asaj që është shprehur më parë.Ajo duhet të jetë e drejtpërdrejtë dhe të mos lërë rast për dykuptimësi apo për paqartësi.Nё kёtё stil hartohen shkresat e dokumentet zyrtare, ligjet e vendimet gjyqёsore, rregulloret, urdhëresat, lejet, lutjet, përshëndetjet etj. Shmanget shprehja e drejtpërdrejtë e ndjenjave tё autorit.Leksiku i gjuhës së këtij stili përmban terma, fjalё tё huaja e ndёrkombёtare, por jo fjalё dialektore. Karakteristikë e gjuhës së këtij stili janë edhe disa lokucione lidhёzore dhe parafjalore, disa togje fjalёsh dhe disa shprehje tё ligjёrimit libror, qё nga pёrsёritja e dendur dhe e vazhdueshme janё kthyer nё shabllone ose nё elemente tipike gjuhёsore, si: duke qenё se; duke marrё parasysh qё; nё bazё tё ligjit; sipas nenit; kam nderin tё parashtroj; shpresoj qё kërkesa ime tё merret parasysh; ju njoftojmё qё; ju vёmё nё dijeni qё etj.133

