Page 136 - Demo
P. 136


                                    1 	Tregoni se cilit stil i pёrkasin pohimet e mёposhtme.a. Fjalёt gjithmonё pёrdoren me kuptim tё drejtpёrdrejtё, ka terma, fjalё tё huaja e ndёrkombёtare, nuk gjejmё fjalё dialektore.b. Gjuha e përdorur ka funksion informues. Informacioni që përcillet është objektiv dhe i vërtetë.c. Funksioni i gjuhёs ёshtё kumtues, mungojnё fjalёt me kuptim tё figurshёm.d. Përdoren lokucione lidhёzore dhe parafjalore, disa togje fjalёsh dhe disa shprehje tё ligjёrimit libror qё nga pёrsёritja e dendur dhe e vazhdueshme janё kthyer nё shabllone.e. Shmanget shprehja e drejtpërdrejtë e ndjenjave tё autorit.f. Nuk mund të flitet për stil individual të hartuesit, por për ndjekjen e një modeli të mirëmenduar.2 	Fjalitё e mёposhtme vendosini nё tabelё sipas stilit pёrkatёs. Argumentoni zgjedhjentuaj.a. Është një kënaqësi e veçantë për mua t’ju përshëndes në këtë ditë të rëndësishme të fillimit të vitit të ri mësimor.b. Qelizat më të zakonshme të gjakut, i japin atij ngjyrën e kuqe, prandaj quhen rruazat e kuqe të gjakut. Vetëm një pikë gjaku përmban qindra milionë rruaza të tilla.c. Jashtё gjithçka ishte zymtёsisht e lagur. Binte njё shi i vjetёr e i rёndё hekuri. Qielli, megjithёse nuk dukej, ndihej qё ishte sterrё. Ca vetёtima memece e plasaritnin aty-kёtu tabanin e tij shurdh.ç. Përdoruesit e rrugës duhet të sillen në mënyrë të tillë që të mos paraqesin rrezik ose pengesë për qarkullimin dhe në mënyrë që në çdo rast të respektohet siguria rrugore.d. Ndёrmjet risive tё shqipes qё nuk ndeshen nё asnjё gjuhё tjetёr indoevropiane mund tё pёrmendet p.sh.: krijimi i grupit tё mbiemrave tё nyjshёm.dh. Mirënjohje e thellë ndaj çdo mësuesi, që sot nis një tjetër fillim të ri në rrugën fisnike të edukimit dhe të formimit të së ardhmes sonë!e. Drejtuesi i mjetit duhet të ruajë gjithmonë kontrollin e mjetit dhe të jetë në gjendje të kryejë të gjitha manovrat e nevojshme në kushte të sigurta, veçanërisht frenimin e menjëhershëm të mjetit brenda kufijve të fushëpamjes dhe përpara çdo pengese të mundshme.ë. Ngado ndihej pranvera. Nё qiell lundronin lehtё retё e bardha, tё cilat vraponin nёpёr hapёsirёn e kaltёr.Stili i letërsisë artistikeStili politiko-shoqërorStili shkencor-teknikStili juridiko-administrativUSH T R I M E134
                                
   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140