Page 138 - Demo
P. 138
5 Përcaktoni cilit stil i përkasin tekstet e mëposhtme. Vini nё dukje mjetetgjuhësore karakteristike për secilin stil.Fjalë të reja u krijuan me mjetet e gjuhës amtare, kryesisht me parashtesa, me prapashtesa dhe me përbërje. Me këtë rrugë shkrimtarët e shekullit XIX ndërtuan shumë fjalë të bukura që përdoren edhe sot. Kështu nga Naum Veqilharxhi kemi fjalën fletore; nga Kostandin Kristoforidhi kemi: bukëpjekës, kryeqytet, ndërgjegje, udhëheqës; Naimi ka krijuar fjalët: cilësi, gjithësi, sasi, vetëdije; nga Samiu kemi disa terma të gjuhësisë: folje, mbiemër, nyjë, presje, rrokje; nga Jani Vretoja kemi disa terma të matematikës e fjalë të tjera: mbledhje, mëmëdhe, zbritje etj. (përshtatur nga J. Thomai)Arsimi i mesëm i lartë synon zhvillimin e mëtejshëm të kompetencave të fituara nga arsimi bazë, konsolidimin e individualitetit të çdo nxënësi dhe tërësinë e vlerave e të qëndrimeve, zgjerimin dhe thellimin në fusha të caktuara të dijes, përgatitjen për tregun e punës. Këshilli i Ministrave zhvillon politika që synojnë krijimin e mundësisë për çdo nxënës që përfundon arsimin bazë të regjistrohet në arsimin e mesëm të lartë.(Ligji i arsimit parauniversitar)Në kohët e lashta Shqipëria quhej Iliri dhe deri në mesjetën e vonë, për të qenë më të përpiktë, deri në shekullin e njëmbëdhjetë ende njihej vetëm me atë emër. Pastaj të dy emrat, “Arbëria” dhe “Iliria”, u përdorën për disa qindra vjet deri nga fundi i shekullit të katërmbëdhjetë, kur emri “Arbëri” i zhvendosi përfundimisht emërtimet e vjetra. Është mjaft interesante që Shekspiri e vendos skenën e njërës nga komeditë e tij më të bukura, “Nata e dymbëdhjetë”, në Iliri, të cilën shumica e lexuesve nuk e dinë se është Shqipëria e sotme. Populli e quan vendin e tij Shqipëria. F. Konica6 Shkruani katër paragrafë të ndryshëm rreth familjes, sipas katër stileve gjuhësore. Nënvizoni mjetet gjuhësore tipike për secilin rast. 7 Gjeni dhe diskutoni nё klasё rreth mjeteve gjuhёsore tëpërdorura në tekste tё stileve tё ndryshme: njoftim nga gazeta,njё tregim, njё kёrkesё, një përkufizim etj.136

