Page 139 - Demo
P. 139
TË SHKRUARITPlanifikimi i esesë argumentueseNë fazën e planifikimit të një eseje argumentuese, duhet të shqyrtoni me kujdes temën e esesë, si dhe të mblidhni ose të rikujtoni të gjitha të dhënat dhe faktet që kanë të bëjnë me atë temë.Zgjidhni qëndrimin që do të mbani ndaj temës. Pra, përcaktoni se cila do të jetë teza juaj që do ta mbroni me argumente.Kërkoni dhe gjeni idetë e qëndrimet më të përhapura në lidhje me temën. Kjo do t’ju shërbejë që të përforconi idenë (tezën) tuaj, si dhe të hidhni poshtë me argumente idenë e përkundërt (antitezën).Të gjithë informacionin që keni organizojeni duke grupuar argumentet në favor të tezës dhe ato në favor të antitezës.Skeleti i tekstit mund të ndërtohet sipas modelit të mëposhtëm.Hartimi i esesë argumentueseNë hyrje të esesë duhet të paraqitni temën apo problemin për të cilin po shkruani, si dhe qëndrimin (tezën) tuaj për të.Në pjesën e zhvillimit të esesë:Shpalosni së paku dy argumente në mbështetje të tezës suaj. (Këto argumente mund të vijnë nga përvoja juaj jetësore, nga të dhëna zyrtare, nga rezultatet e studimeve etj.)Parashtroni antitezën dhe argumentet në mbështetje të saj. (Mund të përdorni shprehje të tipit “disa mund të jenë të mendimit se... sepse...”, “dikush mund të thotë se... meqenëse...”).Bindni lexuesin se antiteza nuk qëndron, duke hedhur poshtë argumentet në mbështetje të saj.SHKRUAJMË ESE ARGUMENTUESEEseja argumentuese ka për synim të mbështetë me arsye të vlefshme (argumente), idenë (tezën) tuaj. Në ese duhen marrë në konsideratë idetë e përkundërta (antiteza) dhe këto ide duhen hedhur poshtë përmes argumenteve. Në fund, duhet bërë përmbyllja (përfundimi) e shkrimit duke ripohuar tezën fillestare.Gjatë shkrimit të esesë kini parasysh rëndësinë e përdorimit të fjalëve lidhëse që do ta bëjnë tekstin tuaj më koherent.Për të shprehur marrëdhënie kundërshtore përdorni fjalë, si: por, porse, veç, ndërsa, kurse, mirëpo, megjithatë, megjithëkëtë, përkundrazi etj.Për të shprehur marrëdhënie shkaku përdorni: ngaqë, për shkak se, për arsye se, përderisa, duke qenë se, për këtë arsye, kështu që etj.Për të shprehur marrëdhënie logjike a kohore mes argumenteve përdorni fjalë a shprehje, si: atëherë, ndaj, ndër të tjera, pikë së pari, së dyti, së fundmi etj.137

