Page 14 - Demo
P. 14
racës baritore gjermane. Në fund të fundit, në tërësinë e energjive dhe themelit të vet psikoterapik, Niçja ndihet shëndoshë e mirë. Vetëm nervat i ka tejet të brishtë përkundrejt fantazisë vullkanike, andaj dhe gjithmonë e gjen të acaruar (kjo gjendje megjithatë nuk ia lëkund dot vullnetin e hekurt). Që në gjakun e tij mund të lindë një reaksion spazmodik, ai s’ka pse shqetësohet: tashmë edhe vetë ajri, me këto luhatjet e përditshme të karakterit meteorologjik, i shkakton një mijë e një shqetësime. Vështirë të gjendet një njeri tjetër, i cili të jetë prirë kaq ethshëm pas interesash shpirtërore, që të ketë qenë po kaq i ndjeshëm ndaj dukurive klimaterike, i qartë gjer në vdekje ndaj çdolloj trysnie atmosferike dhe lëkundjeje. Por jo veçse qielli i jashtëm përcjell tek ai shtypje dhe vranësi, organet e tij të ndjeshme dinë t’ia gjejnë anën edhe tekave dhe egërsimit të qiellit të brendshëm. Sa herë i shkrep një mendim nëpër tru, ky i fundit ia përndrit si me rrufe çdo fijëz nervore: akti i të menduarit te Niçja kryhet në një të atillë shkallë ngazëllimi dhe vrulli, në një të atillë shkallë ngacmimi elektrik, saqë, në çdo rast, ai kthehet vetë në shtrëngatë të organizmit. Në rrjedhën e treqind e gjashtëdhjetë e pesë ditëve, që përbëjnë plot një vit, ai nuk do t’ia dijë për asgjë tjetër veç trupit të tij - ai nuk ka as grua, as shok - dhe mandej, në rrjedhën e njëzet e katër orëve që përbëjnë plot një ditë, ai nuk ia vë veshin kurrfarë zëri tjetër, përveç zërit që i vjen thellësive të gjakut, sikur të ish në bashkëbisedë të pandërprerë me nervat e tij. (Fragment i shkëputur nga “Niçe, ndeshja me demonin”, Stefan Cvajg)1 Lexoni tekstin dhe gjeni ato detaje të përshkrimit që na bëjnë të kuptojmë se nuk kemi të bëjmë me një njeri të zakonshëm, por me një personalitet si Niçja. 2 Gjeni në “Fjalorin e gjuhës shqipe” kuptimin e fjalëve të nënvizuara në tekst.3 Plotësoni me kujdes tabelën duke ilustruar me të dhëna nga teksti. Prezantimi i personit: Kush është? Çfarë moshe ka? Me çfarë merret?Aspekti fizik: Gjatësia, fytyra, flokët, tiparet fizike të trupitVeshja që mban zakonisht ky njeriKarakteri, humori, gjendja shpirtërore, gjendja shëndetësoreCilësi dhe të metaSjellje e zakone në situata të ndryshmeUSH T R I M E12

