Page 140 - Demo
P. 140


                                    Në paragrafin e përfundimit, mbylleni esenë duke ripohuar tezën tuaj. Rishikimi i esesë argumentueseLeximi i parë: kontroll i përmbajtjes (A është bindëse eseja që keni shkruar? A ka lidhje logjike mes argumenteve që keni paraqitur? A ka përsëritje argumentesh? A ka secili paragraf i esesë gjatësinë e nevojshme?)Leximi i dytë: kontroll i formës (A është përdorur stili i duhur gjuhësor? A i keni zbatuar rregullat e drejtshkrimit dhe shenjat e pikësimit? A i keni përdorur siç duhet fjalët lidhëse?)Procesi i të shkruarit përmbyllet me hedhjen e esesë në të pastër.Rëndësia e shkollës së mesmeKur je në shkollë të mesme, është mjaftueshëm e vështirë të bësh plane për javën e ardhshme, jo më për 10, 15 apo 25 vitet e ardhshme. Por, nëse një nxënës i shkollës së mesme do të kishte largpamësinë për të parë të nesërmen dhe më tej, të ardhmen, atëherë pa dyshim do të shihte rëndësinë e arsimit të mesëm. Në vend që vendimi t’u lihet në dorë adoleshentëve jolargpamës, duhet të vendoset një ligj që të detyrojë të gjithë nxënësit në mbarë botën të kryejnë shkollën e mesme. Në fund të fundit, është falas (ose e paguar me taksat) për publikun deri në klasë të 12-të. Dhe, gjithashtu, shumica e njerëzve që e lënë shkollën para diplomimit të shkollës së mesme, kanë probabilitet për të pasur një jetë të mundimshme, vështirësi financiare dhe probleme kriminale. Së pari, një diplomë gjimnazi duhet të jetë normë në çdo shtet, sepse një arsim i mesëm i qëndrueshëm hedh një themel të fortë për të gjithë jetën e njeriut. Në shkollë të mesme, si dhe gjatë viteve që të çojnë aty, një nxënës mëson bazat sigurisht: lexim, shkrim dhe matematikë, por gjithashtu dhe mjeshtëri të tjera që do t’i shërbejnë në punën e tij si i rritur. Shkolla e përgatit njeriun që të bëhet një i rritur i përgjegjshëm dhe i aftë. Në shkollë, nëse nxënësi e kupton në kohë, zhvillon mjeshtëri mjaft të vlefshme dhe merr informacion të rëndësishëm. Kur një person mbaron shkollën e mesme, mund të bëjë çdo gjë që një i rritur ka nevojë të bëjë për të mbijetuar dhe për të pasur një jetë të mirë: të lexojë hartat e rrugëve dhe të planifikojë një udhëtim, të kuptojë kontratat dhe marrëveshjet, të lexojë udhëzimet si të montojë diçka, të bëjë bilancin e llogarisë bankare, të bëjë kërkime për të zgjidhur një problem. Arsimi i mesëm është kusht për këdo që kërkon t’i mbijetojë jetës prej të rrituri. Së dyti, arsimi i mesëm i jep njeriut njohuritë dhe teknikat bazë për të gjetur një punë në të ardhmen, prandaj duhet të jetë i detyrueshëm. Kudo në botë, që të mbijetosh në botën e të rriturve, duhet të kesh një punë me pagë të përshtatshme dhe, për të gjetur një punë, qoftë edhe me pagë minimale, një njeriu zakonisht i duhet diploma e shkollës së mesme. Marrim, për shembull, një punëtor të një pike karburanti. Ata punojnë pjesën më të madhe të ditës, 138
                                
   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144