Page 141 - Demo
P. 141
ndaj duhet të kenë baza të forta në matematikë. Edhe punëtorëve të pikave të karburantit përgjithësisht u kërkohet të kenë disa njohuri bazë teknologjike, si p.sh.: të përdorin makinat e parave. Sot, nxënësit fillojnë të punojnë në kompjuter që në moshë të hershme, në shkollën fillore, dhe mësojnë teknika më të përparuara kompjuterike në shkollë të mesme. Gjithashtu, këta punëtorë, duhet t’u komunikojnë informacion klientëve dhe eprorëve çdo ditë. Aftësitë e komunikimit krijohen dhe zhvillohen gjatë shkollimit, përmes eseve studimore, angazhimit në diskutime, leximit, etapës kërkimore dhe bashkëbisedimit. Pa një arsim të mesëm, njeriut i mungojnë aftësitë e nevojshme për të qenë një i rritur i suksesshëm. Së treti, një arsim i mesëm duhet të jetë i detyrueshëm për të gjithë dhe për një arsye tjetër të rëndësishme: gjithë qëllimi i arsimit është të krijojë bazat intelektuale që duhen për të qenë i vetarsimuar. Me fjalë të tjera, kur një njeri diplomohet nga shkolla e mesme, zotëron aftësitë intelektuale dhe informacionin që i duhet për të mësuar çdo gjë. Normalisht, ka shumë njerëz vetëm me diplomë të shkollës së mesme që janë bërë shumë të suksesshëm në fusha dhe industri të ndryshme. Falë bazave të arsimit që kanë, ata janë autodidaktë të aftë të kryejnë çdo detyrë dhe të kalojnë çdo sfidë që hasin në jetën prej të rriturish. Për ta përfunduar, duhet të ketë një ligj që e bën të detyrueshëm arsimin e mesëm për të gjithë nxënësit, sipas të cilit të penalizohet ai që nuk e mbaron shkollën e mesme dhe nuk diplomohet. Mungesa e arsimit e pengon zhvillimin e një personi, gjë që dëmton ekonominë në afat të gjatë, gjë që pengon një shtet të shkojë përpara dhe të zhvillohet. Kjo të lë prapa. Dikush mund të shkojë deri atje sa të thotë që shtetasve duhet t’u kërkohet ligjërisht që të ndjekin një lloj arsimi pas shkollës së mesme, qoftë një kolegj, apo të paktën një lloj arsimi profesional, një kurs zanati, nëse dikush preferon rrugën më pak akademike. Në të dyja rastet, arsimi i mesëm është i nevojshëm për këdo që ka nevojë të punojë për të jetuar. Është kusht për suksesin. Shkruani një ese argumentuese. Zgjidhni njërën prej temave:1. Disa njerëz mendojnë se fjalët janë parëndësishme, ato i merr era, ndërsa veprat mbeten. Disa të tjerë mendojnë se fjalët mund të jenë të thjeshta, por e kanë fuqinë të madhe. Me cilin këndvështrim jeni dakord? Argumentoni mendimin tuaj.2. Ka njerëz që mendojnë se ne duhet të përqendrohemi në të tashmen dhe të ardhmen dhe se kemi pak për të mësuar nga e shkuara. Disa të tjerë mendojnë se e shkuara është shumë e rëndësishme për të tashmen e njeriut. Me cilin këndvështrim jeni dakord? Argumentoni mendimin tuaj.3. Sa pajtoheni me thënien e mëposhtme?“Nëse mendon se je i aftë për të arritur gjëra të mëdha, ke për t’i arritur ato”.Argumentoni rastin tuaj qartësisht.139

