Page 144 - Demo
P. 144
TË LEXUARIT Teknikat e shkrimit të teksteve informuese-paraqitëseTekstet informuese paraqitëse dallohen për dhënien e informacionit pa përfshirë opinionet apo qëndrimet subjektive të autorit. Kështu, kur shkruhet një tekst informues-paraqitës si CV-ja (jetëshkrimi), duhen paraqitur saktë vetëm ato të dhëna të sakta që lidhen me shkollimin, përvojat dhe aftësitë profesionale, kompetencat e tjera sociale e gjuhësore të personit që ka shkruar CV-në e tij. Kur shkruhen minutat e një takimi (procesverbali), pasqyrohen diskutimet e zhvilluara në takim dhe çështjet për të cilat është rënë dakord. Kështu, procesverbali shërben si një regjistrim me shkrim që pasqyron se kur u mbajt takimi apo mbledhja, cilat ishin temat e paracaktuara për t’u diskutuar, kush u paraqit, kush mungonte, për çfarë u diskutua konkretisht nga secili pjesëmarrës dhe për çfarë u ra dakord. Veçanërisht në jetën profesionale, minutat e takimeve përbëjnë dokumente shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e punës.Kur shkruhet një aplikim për punë, shkruesi duhet të paraqesë informacionin e duhur në lidhje me kualifikimet dhe përvojën që ai ka. Motivimi, shtysa përse po aplikon për këtë pozicion janë po ashtu informacione të dobishme, që vlejnë të paraqiten në aplikim. Në të gjitha rastet, duhet që tekstshkruesi të tregohet i sinqertë dhe të mos i zmadhojë apo tjetërsojë faktet që lidhen me formimin e përvojat e tij në punë. TEKSTET INFORMUESE-PARAQITËSETekstet informuese-paraqitëse janë tekste që paraqesin informacione dhe të dhëna për një çështje të caktuar, me qëllim informimin e mëtejshëm të audiencës rreth çështjes në fjalë.Tekstet informuese-paraqitëse nuk kanë synim të rrëfejnë a të japin udhëzime, por karakterizohen nga shpjegime të qarta dhe të kuptueshme për lexuesin. Këto lloj tekstesh janë shumë të përhapura, jo vetëm në shkollë, por edhe në jetën profesionale. KujtojmëTekstet informuese-paraqitëse mund të përcillen përmes të folurit ose përmes gjuhës së shkruar. Leksionet, lajmet, njoftimet, intervistat që jepen me gojë përbëjnë tekste informuese-paraqitëse. Ndërsa tekste informuese-paraqitëse që paraqiten me shkrim janë: memot, broshurat, fletëpalosjet, CV-të, vërtetimet, kërkesat, raportet vjetore, procesverbalet, relacionet, letrat zyrtare, njoftimet, ftesat, shpalljet, recensionet, artikujt shkencorë etj.142

