Page 145 - Demo
P. 145


                                    Karakteristikat strukturore të teksteve informuese-paraqitëseStruktura tipike e teksteve informuese paraqitëse ka tri pjesë: hyrjen, shtjellimin dhe përfundimin. Kjo strukturë mund të funksionojë më së miri kur shkruhet, për shembull, një aplikim për punë. Në raste të tjera, kur shkruhet një CV (jetëshkrim), teksti strukturohet duke u ndalur te disa aspekte, si: të dhënat personale, shkollimi/ edukimi, përvojat e punës (nëse ka), njohuri gjuhësore (gjuhë të huaja), aftësi të tjera (p.sh.: programet kompjuterike/ aftësi komunikuese/ leje drejtimi etj.).Ndërsa teksti i një procesverbali paraqet në hyrje të dhëna për vendin dhe kohën e zhvillimit të takimit, pjesëmarrësit dhe temën e diskutimit. Trupi i tekstit paraqet të gjitha bisedat që bëhen gjatë takimit, krahas emrit të secilit pjesëmarrës. Në përfundim të procesverbalit, mund të ripërmblidhen pikat për të cilat u ra dakord ose detyrat që duhen kryer. Karakteristika gjuhësore, stilistike të teksteve informuese-paraqitëseNjë pjesë e mirë e teksteve informuese-paraqitëse mund të përbëjnë dokumente zyrtare, si këto që morëm në shqyrtim më lart. Prandaj lipset që tekstet të shkruhen sipas stilit formal. Në tekstet informuese-paraqitëse nuk ka vend për gjuhë të figurshme.Të dhënat nuk duhet të komentohen apo gjykohen nga ana e autorit, por thjesht të paraqiten në mënyrë objektive.Tekstet e këtij lloji duhet të zbatojnë me përpikëri normën drejtshkrimore, gramatikore e leksikore. Fjalitë përgjithësisht nuk janë shumë të gjata, me qëllim që teksti të mos jetë i ndërlikuar. Herë pas here në tekst mund të shfaqen terma e njësi leksikore që lidhen me një fushë të caktuar të shkencës. Informacioni paraqitet duke ndjekur një rend logjik. 1 Lexoni tekstet e mëposhtme dhe në çdo rast, përcaktoni me ç’lloj teksti kemi të bëjmë. Argumentoni përgjigjet tuaja duke u mbështetur te veçoritë gjuhësore dhe stilistike të secilit tekst. Lumturia gjendet kudo, duhet vetëm të dish ta shohëshKa shumë gjëra të cilat më bëjnë të ndihem e lumtur, por kjo nuk do të thotë që ndihem e lumtur gjithë kohës. Ndonjëherë jeta ime është fantastike, ndonjëherë jo. Në këto momente kam pranuar që si qenie njerëzore që jam, nuk mund të jem e lumtur 24 orë në 24, por përpiqem dhe kjo përpjekje më ka mësuar një gjë të rëndësishme: të dua më shumë veten.Nuk po e shkruaj këtë për keqardhje, apo se dua keqardhje, por për të USH T R I M E143
                                
   139   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149