Page 146 - Demo
P. 146


                                    treguar reagimin personal ndaj botës që na rrethon. Ndonjëherë është e vështirë për qeniet empatike dhe emotive, të flasin për gjërat më të shtrenjta. Me zhvillimin e rrjeteve sociale, kjo është bërë edhe më e vështirë. Jemi si të fiksuar t’u tregojmë të tjerëve që jeta jonë është fantastike, ndonëse pjesën më të madhe të kohës nuk është. Të gjitha këto emocione dhe ndjenja janë normale, i kalojmë të gjithë. Nuk duhet të harrojmë që nuk jemi vetëm, ndonëse shumë shpesh ndihemi vetëm dhe në një botë të mbushur me 7 miliardë njerëz. Po bashkëngjis një listë me veprime që unë bëj kur nuk jam në humor. Këto mund t’i provoni edhe ju:  Fikni telefonin. Bëni një dush. Lexoni një libër. Dëgjoni muzikë. Flini gjumë ose pushoni.Hani atë akulloren apo ëmbëlsirën që ju pëlqen. Shëtitni në natyrë Bëni xhiro me biçikletë/makinë.Bëni një listë me objektivat që do të arrini.Vizatoni, ngjyrosni ose shihni një film të bukur. Bisedoni me ndonjë mik apo mikeshë të mirë.(Zhaklin Lekatari)Integrimi evropian dhe mjedisi — perceptimi publik në ShqipëriKy botim jep perceptimet kryesore mbi mjedisin dhe rolin që ai ka për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Qëllimi kryesor i këtij botimi është ndikimi mbi vendimmarrësit, organizatat e ndryshme dhe publikun e gjerë, që t’i kushtojnë më shumë vëmendje mjedisit dhe arritjeve të kritereve të BE-së në këtë fushë, në mënyrë që të kemi një integrim me më pak kosto e vështirësi.MetodaAnketimi u krye me anë të pyetësorëve që përmbanin 13 pyetje nga fushat kryesore që mbulon dhe Progres-Raporti i KE-së mbi mjedisin në Shqipëri, të cilat janë: ajri, ujërat, menaxhimi i mbetjeve, ndotja akustike, parqet kombëtare dhe natyrore, si dhe ndotja industriale dhe kimike. Kampioni i popullatës së intervistuar për këtë anketim ishte 200 persona të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme në pika të ndryshme të Tiranës. Kampioni prej 200 vetash ishte i ndarë në 4 grupe sipas grupmoshave kryesore në popullsi. Grupmoshat ishin: mosha 16-30 vjeç, 31-45 vjeç, 46-60 vjeç dhe 61-80 vjeç.Të dhënat u morën me anë të intervistimit në vend të plotësimit të pyetësorit prej 6 faqesh, duke u siguruar që të intervistoheshin një numër i barabartë meshkujsh e femrash. Gjatë intervistimit u morën masa që të ruhej anonimiteti i të anketuarve. Pyetjet ishin kryesisht me mundësi zgjedhjeje mes alternativave, me pyetje që përmbanin dhe nënpyetje për të marrë edhe mendimin personal rreth çështjes së mjedisit si shtyllë kyçe për integrimin në BE të Shqipërisë.RezultatetQytetarët mendojnë se mjedisi është prioritet i rëndësishëm në agjendën e politikës shqiptare në kuadër të integrimit evropian. Vetëm 41.5 për qind mendojnë se mjedisi Grupmoshat16-30 80 401-45 49 24,50F-60 44 22a-80 27 13,50%Total 200 1004
                                
   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150