Page 147 - Demo
P. 147


                                    është prioritet i rëndësishëm në agjendën e politikës shqiptare në kuadër të integrimit evropian, dhe më pas shifrat vijnë duke u ulur me 32.5 për qind që mendojnë se ai është prioritet disi i rëndësishëm, 17 për qind që mendojnë se është prioritet thjesht i nevojshëm dhe me 9 për qind që mendojnë se është prioritet jo i rëndësishëm në agjendën e politikës shqiptare në kuadër të integrimit evropian. Është shumë interesante që kemi një shifër të madhe prej 91.5 për qind të qytetarëve që e konsiderojnë mjedisin një çështje shumë të rëndësishme, duke treguar një hendek të madh mes asaj që votuesit duan dhe asaj që politika shqiptare u ofron.2 Argumentoni përse teksti i parë mund të konsiderohet si një tekst i përzier. 3 Përgjigjuni pyetjeve për tekstin e dytë që lexuat. Shënoni me ✓ pohimet e sakta.Teksti paraqet informacione të pjesshme lidhur me synimin e studimit.Teksti rrëfen për çështje të ambientit në Shqipëri.Teksti paraqet të dhëna statistikore. Mënyra se si është kryer studimi paraqitet qartë dhe në mënyrë të saktë.Teksti është i ndarë në paragrafë dhe çështje. Paraqitja është objektive: autori nuk ndërhyn me vëzhgime e komente personale. Paraqitja është subjektive: autori ndërhyn me vëzhgime e mendime personale. Titulli i tekstit ka funksion informues.  Grafiku është i paplotë, sepse nuk shoqërohet me një legjendë që të tregojë se cilëve tregues u referohen shkronjat A, B, C, D, E. 4 Qarkoni alternativën e saktë, duke iu referuar tekstit “Integrimi evropian dhe mjedisi − perceptimi publik në Shqipëri”.1. Në tekst fjala prioritet përdoret me kuptimin:a. përparim; b. zotim; c. përparësi.2. Në tekst fjala popullatë u referohet:a. popullsive; b. banorëve; c. të intervistuarve.3. Në tekst fjala vendimmarrësit përdoret me kuptimin:a. vendimtarët; b. qeveritarët; c. qytetarët.A mendoni se Komisioni Evropian në Shqipëri e ngre mjedisin si çështje që luan rol në integrimin e Shqipërisë në BE?4540353025201510503540,55154,5A B C D E145
                                
   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151