Page 148 - Demo
P. 148


                                    4. Në tekst fjalia: “Është shumë interesante që kemi një shifër të madhe prej 91.5 për qind të qytetarëve që e kanë mjedisin një çështje shumë të rëndësishme, duke treguar një hendek të madh mes asaj që votuesit duan dhe asaj që politika shqiptare u ofron.” do të thotë se: a. Për qytetarët mjedisi përbën çështje të rëndësishme.b. Për politikanët mjedisi përbën çështje të rëndësishme që është kusht për integrimin evropian.c. Interesi i qytetarëve për çështjet mjedisore nuk përkon me interesin e politikës për këto çështje. 5. Në tekst disa nga termat që tregojnë se kemi të bëjmë me tekst informues-paraqitës janë: a. kampion, prioritet, pyetësor, të anketuar, përqindje, shifrat;b. votues, ndotje, mjedis, anonimiteti, integrim, politika. 6. Në tekst fjalia: “Gjatë intervistimit u morën masa që të ruhej anonimiteti i të anketuarve.” do të thotë se:a. Të intervistuarit shkruan emrat mbi fletët e pyetësorit që plotësuan.b. Të intervistuarit ishin njerëz të famshëm.c. Intervistuesit u kujdesën që të intervistuarit të mos identifikoheshin. 5 	Hartoni një grafik që të ilustrojë përqindjet që pasqyrohen në pjesën e“rezultateve” të tekstit.Përdorni pikat e mëposhtme A, B, C, D për të ndërtuar boshtin horizontal të grafikut. A. Mjedisi është prioritet i rëndësishëm në agjendën e politikës shqiptare në kuadër të integrimit evropian. B. Mjedisi është prioritet disi i rëndësishëm në agjendën e politikës shqiptare...C. Mjedisi është prioritet thjesht i nevojshëm në agjendën e politikës shqiptare... D. Mjedisi nuk është prioritet i rëndësishëm në agjendën e politikës shqiptare... 146
                                
   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152