Page 149 - Demo
P. 149
TË LEXUARITProcesverbale të Mbledhjeve të Komisisë Letrare Shqipe në Shkodër 11.-12.-1916Gjinden në mbledhje Z. Z. Pekmezi, Peci, Fishta, Gurakuqi, Logoreci, Paluca, Naraçi. Zoti Kryetar hapë mbledhën e lexon ket fjalim:Zotërij, po ju lutëm të bëhëni të gjerë e të keni durim me ndigjue këto disa mendime të cilat i kam përmbledhur jo për tjatër gjë por vetëm për mos të humbur kohën e shkurtë e të çmueme që kemi. Na kanë përmbledhur këtú me një qëllim pa të pyetëmi një herë cili âsht abollà ky qëllim? Nuk ka dyshim se kushdo prej nesh e di fort mir se nuk munt të jetë sot për sot qëllimi i yn’ i parë orthografija padyshim nji gjuh’ e përbashkme, ajo na mungon e na duhet do-e-mos. –Âsht e ditur se ku s’ka gjuhë s’ka as orthografië. Gjuha e përbashkme, pra âsht sod-për-sod qëllimi i yn’i pari dhe padyshim se asnjë në mes t’on nuk gjindet që të mos dishëroj këtë. [...] Zoti Atë Fishta thotë se të mbajtunit e dy djalekteve mbas mêndimit të zotit Kryetar vjen në kundërshtim me dishirin e Korpskomandës e detyrës qi kemi prej shtatutit se ku janë dy d.m.th. qi nuk âsht nji, prandej kërkon se jo m’u marrë nji djalekt për bazë ose me përbâ nji gjuhë tuej e trajtue prej të gjith dialekteve. Zoti Gurakuqi thotë se sot-për sot kemi nevojë të zgjedhim nji djalekt qi të jetë si urë në mes të dy djalekteve i cili âsht për t’u kërkue në Shypënie të mesme; përandajmund të merret djalekti i Elbasanit por gjithnji tuej veshtrue me gjetë forma të mesme me përmirësime për me’ i futun në gjuhë të përbashkme. [...]Zoti kryetar thotë se i duket tepër e vështirë qi zbatimi e përmirësimi i djalektit t’Elbasanit të bâhetvetëm prej Komisiës, prandej e shef me udhë qi të thirret nji albanolog e të dërgohet n’Elbasan për me studjuem të tana format e atij djalekti se për ndryshej nuk bashkohet fare me ket mendim. Zoti Atë Fishta lypë qi perpara të caktohet puna d.m.th. pëlqimi i djalektit t’Elbasanit si për bazë, se në fund baza e vërtetë e gjith’e cilës gjuhë âsht filozofija e estetika.Zoti Paluca thotë se po të zgjidhet djalekti âsht mâ e udobshme për me bâ studime.Mbi këtó fjalë Zoti Gurakuqi propozon këtë formulë per pelqimin e fundshëm te çeshtjes.Tuej qenë se djalekti i Elbasanit dhe nênpikëpamjen e formave por sidomos nên pikëpamjen e sintaksës âsht si nji urë në mes të toskënishtes e të gegenishtes prandej të zgjidhet si gjuhe- shkrimi. Ky djalekt me ató rregulla orthografike qi të na duken të drejta t’arrësyeshme; po tuej dhânë ket vendim Komisija letrare duhet të mbâjë ANALIZË TEKSTI INFORMUES-PARAQITËS (PROCESVERBALI)Komisia Letrare Shqipe ishte institucion i krijuar prej Komandës austro-hungareze në Shkodër, në vitin 1916, për të vendosur në lidhje me çështjen e përdorimit zyrtar të drejtshkrimit, si dhe për të nxitur botimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Anëtarë të Komisisë kanë qenë: Gjergj Pekmezi (kryetar; një vit më vonë këtë detyrë e mori Luigj Gurakuqi), Luigj Gurakuqi, Sotir Peçi, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Mati Logoreci, Ambroz Marlaskaj, Hilë Mosi, Luigj Naraçi, Anton Paluca, Hafiz Ali Korça, Aleksandër Xhuvani, Vinçenc Prendushi, Sali Nivica, Josif Haxhimima, Maksmilian Lambertci dhe Rajko Nahtigali. Komisia punoi deri më 22 maj 1918, dhe mbajti 63 mbledhje. Komisia Letrare e Shkodrës konsiderohet si një institucion tepër i rëndësishëm në rrugën e standardizimit të gjuhës shqipe.147

