Page 15 - Demo
P. 15


                                    1 Lexoni tekstin dhe gjeni ato detaje të përshkrimit që na bëjnë të kuptojmë se nuk kemi të bëjmë me një njeri të zakonshëm, por me një personalitet si Niçja. 2 Gjeni në “Fjalorin e gjuhës shqipe” kuptimin e fjalëve të nënvizuara në tekst.3 Plotësoni me kujdes tabelën duke ilustruar me të dhëna nga teksti. Prezantimi i personit: Kush është? Çfarë moshe ka? Me çfarë merret?Aspekti fizik: Gjatësia, fytyra, flokët, tiparet fizike të trupitVeshja që mban zakonisht ky njeriKarakteri, humori, gjendja shpirtërore, gjendja shëndetësoreCilësi dhe të metaSjellje e zakone në situata të ndryshmeUSH T R I M E4 Përgjigjuni pyetjeve që vijojnë.I. Fjala “besëpaktit”, në thënien: “tërheq ai vëmendjen e skulptorëve e të piktorëve që do ta bëjnë më të kuptueshëm për besëpaktit, për atë shkollë dhe skenë që është mësuar ta dallojë tragjizmin veç nëpërmjet petkut teatror”, do të thotë:a. njerëzit që i kanë dhënë besën Niçes;b. njerëzit që nuk i besojnë sa duhet Niçes;c. njerëzit që e kanë prerë në besë Niçen.II. Thënia: “një ballë i lartë, i fryrë, i brazduar tejendanë prej mendimesh të zymta”, na bën të kuptojmë që:a. ballin e ka me rrudha;b. në ballë i lexohen mendime të zymta;c. Niçja është ballëlartë. III. Në thënien: “një palë sy po ashtu të errët, fshehur pas qelqesh gati sferike”, fjala “qelqe” u referohet:a. xhamave të dritares; b. copës së një xhami të thyer; c. syzeve.IV. Fjalia: “Po s’ia ka ngenë Niçja higjienës së shëndetit, dhe pa dhjetë orë të mira pune nuk shkulet nga tryeza e shkrimit”, tregon se:a. Niçja nuk ka kohë të mjaftueshme që të kujdeset për rregullat dhe masat paraprake që i shërbejnë ruajtjes e përmirësimit të shëndetit.b. Niçja e higjienizon shpesh tryezën e tij të shkrimit.V. Fjalia: “Truri i tij i tejnxehur sikur rreh të hakmerret ndaj dhembjeve të tmerrshme të kokës dhe ngacmimeve nervore: mbrëmave, kur trupi i lyp qetësi, mekanizmi i tij nuk ndalon menjëherë, por vijon të punojë duke i nxitur halucinacione gjithfarësh, gjersa barnat e pagjumësisë ta kenë palosur dhunshëm shtratit”, na bën të kuptojmë se:a. Niçja ka çrregullime mendore.b. Pavarësisht se Niçja ka dhimbje të forta dhe të vazhdueshme koke, ai vazhdon të punojë me ngulm, duke na lënë përshtypjen e një njeriu që “merr hak” ndaj sëmundjes duke punuar, pra duke mos iu nënshtruar asaj.c. Niçja vuan nga pagjumësia.13
                                
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19