Page 150 - Demo
P. 150


                                    gjithmon para syshë detyrën qi të bahen kerkimet e nevojshme qi të gjinden format e mesme të cilat t’afrojnë ndryshimet djalektologjike të dy djalekteve. Ky propozim pelqehet e vendohet me zâne të plota. Në shêj gëzimi Kryetari shpërndanë mbledhën. 16.4. 1917Morën pjesë në këtë mbledhje: z. Gurakuqi, Mjeda, Peci, Logoreci, Mosi, Naraçi.Me 16 të prillit u themelue bibliotheka e Komisis letrare d.m.th. bibliotheka e Shqipnis. Kryekomanda i kishte çuem Komisis nji letër me Nr. 1106, me 28.3.1917, qi foli përmbi trajtimin e bibliothekës së Komisis. U vendue: I ngarkohet z. Mosit me marrë listën e libravet, qi kanë shtypshkronjat “Nika” e “Zoja e Paperlyeme”. U dha edhe nji vendim në këtë mbledhje mbi letrën e Kryekomandës Nr. 399/V e drejtoris t’Arsimit Nr. 3961V për me zgjedhë një mis të Komisis, qi bashkë me nji zyrtar t’arësimit e të Myftillëkut të qortojë dorëshkrimin e katekizmës së Hafiz Aliut. Zgjidhet z. Logoreci, qi të marrë pjesë në kët punë prej anës së Komisis.8 Maj 1917Gurakuqi, Peci, Logoreci, Mosi, Paluca e Naraçi. Muarën pjesë edhe Z.Z. Fejzi Beu (Alizoti), Avni Dabulla, Dom Pjeter Gjura, Vejsel eff. Mungon Z. Seiner.Urdhni i ditës: Trajtimi i emnavet të familjevet shqiptare “E.V.N.1700 me 30 Prill 1917”.Mbasi u shoshit çashtja e tratimit t’emnavet të familjevet u dhânë këto dy vendime: 1. Përgjithësisht shqiptarët kanë emna familjesh të rrjedhun ja prej ndonji ofiqi, ja prej katundit a qytetit nga ka ardhë familja, ja prej mjeshtërisë ja prej emnit të veçant të ndonjenit prej të parvet të familjes.2. Atyne qi nuk kanë emen familjeje të posaçem, mund t’u trajtohet emni i familjes prej rrajvet të sypershenjueme, ose edhe tue i shtue emnit tëqyshit shtimin (sufiksin) aj-ej; (tosknisht) anj- enj me të cilin trajtohen mbi emnat e fisevet shqiptare. 6.6.1917Z.Z. Pekmezi, Logoreci, Peci, H. Mosi, H. Mima e Naraçi. Merr pjes’ edhe z. Lamberci.Flitet për pregatimin e e libravet shkollarë: Z. Peci mbi arithmetiken: Per të pesë rreshtat e parë e ka gadi landen brute; por i mengon vendimi i gjuhës e termat.Z.Z. Mosi e Naraçi: Librin e I-ë të leximit qi e kanë [marrë] mbi siper me datë 6.2. 917 e Procesverbalet janë riprodhuar sipas versionit të botuar të dorëshkrimeve në “Komisia letrare shqipe në Shkodër”, nga profesor T. Osmani. Shënim148
                                
   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154