Page 151 - Demo
P. 151
kanë bâmun gati vetem rri varun çeshtja e gjuhës. Me gjith këtê marrin mbi siper edhe të perbâmit e librit të II-ëper mâ vonë e tue dhânë teksta.Z. Pekmezi: Librin e I-ë edhe per dy javë e bân gati, librin “e II-ë” mundet qi mbas nji mueji e pregaton. Z. Mosi: tue pasë pregatitun me kohë nji pjesë të nji libri kangësh per shkollat fillore prandej kerkon qi komisija letrare të kerkojë prej K. K. disa teksta “libra kangësh germanisht” per me e plotsue librin e tij.Z. Logoreci: Ka gadi nji liber gramatike per të I-ën reale qi ka per t’a sjellë në Këshillë të Komisisë e merret vesht se per nga ana e gjuhës do të ndreqet. 11.06. 1917Z.Z. Pekmezi, Gurakuqi, Peci, Paluca, H. Mima, Mosi e Naraçi.Hapet prep kuvendimi mbi botimi e të Perkohshmes e vjen fjala a do të botohen artikulla edhe në gjuhë të hueja; keshtu mbas shumë kuvendimesh vendohet: Të 16 faqet, qi janë të vendueme në mbledhjen me 4 të këtij mueji, kanë per t’u shtypun të gjitha në gjuhën shqip; por tue qenë se shqiptarët kanë nevojë të kenë ndihmen e të huejvet në qellimin e shvillimit të gjuhës së tyne, prandej do të pranohen si shtesa artikuj edhe në gjuhë të hueja, e sod për sod germanisht, të cilët të flasin vetem per çeshte gjuhesije e folk-klore. 1 Pasi të keni lexuar me vëmendje procesverbalet, shënoni me ✓ pohimet e sakta. Korrigjoni pohimet e pasakta. Në procesverbalin e parë, kur flitet për “gjuhë të përbashkme”, fjala është për gjuhën standarde.Sipas Gjergj Fishtës, gjuha e përbashkët duhet ndërtuar duke bërë bashkë dy dialektet e shqipes.Luigj Gurakuqi shprehet se ura lidhëse mes dy dialekteve të shqipes është shkodranishtja.Për të bërë kërkime rreth formave gjuhësore, vendoset që një albanolog të dërgohet në Elbasan.Elbasanishtja mendohet se ka ngjashmëri sintaksore si me dialektin toskë, ashtu edhe me atë gegë.USH T R I M EFjalorthabollá − pra, prandaj, kështu që.eff. -(efendi) − titull nderi që i jepej një njeriu me shkollë në periudhën e pushtimit osman; zotëri.katekizëm − një përmbledhje doktrine fetare në formë pyetje-përgjigje. korpskomanda − komanda e trupave ushtarakë. mis~a − anëtar i qeverisë a i një shoqërie; pjesëtar.myftillëk − organ klerik i lartë mysliman. ofiq − detyra a përgjegjësia e dikujt; post.sufisks − prapashtesë.z.z. − zotërinj149

