Page 152 - Demo
P. 152


                                    Biblioteka e Komisisë letrare u themelua më 18 prill 1917. Komisia merret me veprimtari që lidhen me hartimin dhe korrigjimin e teksteve shkollore.Në një prej procesverbaleve Komisia trajton çështjen e ndryshimit të mbiemrave të banorëve të vendit.Në njërën prej mbledhjeve vendoset që Gazeta e përkohshme e Komisisë të mos ketë artikuj në gjuhë të huaj, por vetëm në gjuhën shqipe.2 Për secilën nga fjalët e nënvizuara në procesverbale jepni gjegjësen në shqipen e sotme. Kërkoni ndihmën e prindërve ose të mësuesit/es kur nuk jeni të sigurt.P.sh.: orthografi – ortografi (drejtshkrimi).3 	Përse fjalët nuk shkruhen sipas një sistemi grafik të njësuar? Si e shpjegoniqë edhe një shekull pas Komisisë Letrare të Shkodrës gjuha e tekstit është e kuptueshme?4 Tregoni si është strukturuar secili nga procesverbalet e mësipërme.5 Çfarë çështjesh janë trajtuar në këto procesverbale të Komisisë Letrare të Shkodrës?6 Rishkruajini dy prej procesverbaleve, duke i kthyer ato në shqipen e sotme standarde. 7 Duke iu referuar procesverbalit të datës 8 maj 1917, ata që nuk kanë emër familjeje (pra mbiemër), çfarë mbiemri merrnin nëse:a) do të ishin nga fshati Gjoricë (Dibër): ;b) do të ishin nga fshati Vermik (Vlorë): ;c) do të kishin trashëguar nga të parët e familjes mjeshtërinë e mullisit: ;d) do të kishin trashëguar nga të parët e familjes mjeshtërinë e nallbanit (ai që i mbath patkonjtë kalit): );e) kishin pasur dikë në familje që kishte qenë kadi (gjyqtar): ;ë) kishin pasur dikë në familje që kishte qenë hoxhë: ?8 Gjeni të dhëna në internet ose në literaturë të botuar dhe shkruani një tekst informues-paraqitës për rëndësinë dhe veprimtarinë e Komisisë Letrare të Shkodrës. Mund të shfrytëzoni edhe materialin plotësues në fund të librit. 150
                                
   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155   156