Page 153 - Demo
P. 153
DREJTSHKRIMNë tekstet e shkruara që kanë natyrë shkencore apo akademike, por edhe në ndonjë rast tjetër shkrimi, autori i shkrimit duhet të njohë mirë dhe t’u referohet mbërritjeve, rezultateve të mëparshme në fushën përkatëse studimore. Kjo njohje paraprake, i hap rrugë studiuesit të hulumtojë më tej rreth një çështjeje të caktuar, por njëkohësisht, i vë detyrë të bëjë të qartë dallimin mes prurjes së tij vetjake dhe rezultateve të arritura para së të kryhet studimi në fjalë. Për vënien në dukje të arritjeve të mëparshme, qoftë për t’i mbështetur, apo për të ngritur dyshime mbi to, ka rregulla të caktuara, se si duhet t’i ofrohen lexuesit. Kjo realizohet nëpërmjet citimeve brenda tekstit, apo me anë të shënimeve në fund të faqes; nëpërmjet parafrazimeve etj. Për shembull: Nisur nga pohimi i studiuesit të mirënjohur A. Rrota (1946): “Gjuha mandej, mos të harrojm, âsht si njajo pema e njomë dhe e kërthndeztë, e cila, si një vjet për vjet, shkon tue u përtri gjethësh e degësh”, vërejmë se...Nga teksti në fjalë, lexuesit mund t’i lindë kërshëria apo nevoja ta njohë më tej autorin e cituar, por të dhënat brenda tekstit janë të pamjaftueshme për gjetjen e veprës. Teksti nuk mund të rëndohet me të dhëna të tjera, për çdo shkrim të cituar, si: titulli i veprës nga është marrë citimi, numri i faqeve, shtëpia botuese, vendi i botimit etj. Për këtë arsye, lind nevoja të krijohet një hapësirë më vete për këto të dhëna bibliografike, jo vetëm për të dëshmuar se fjalët janë dhënë drejt nga burimi, por edhe për t’i mundësuar lexuesit gjetjen e informacionit të nevojshëm për të gjetur burimin nga është bërë citimi. Për këtë përdoret termi “bibliografi” ose “literaturë” dhe vendoset gjithnjë në fund të tekstit. Duke qenë se autorët e cituar mund të jenë vendas, por edhe të huaj, është e nevojshme që emri i autorit të jepet si është në origjinal dhe po ashtu titulli i shkrimit ose i librit. Emri i autorit të huaj duhet të riprodhohet sipas burimit kur është me shkronja latine, ose transkriptohet sipas rregullave për kalimin në shkronjat latine. Edhe titulli i veprës ose i shkrimit në gjuhë të huaj ruhet si në origjinal, në të kundërt lexuesi do ta kishte të vështirë ta gjente punimin origjinal që përmendet në tekst. Çdo burim i përmendur në shkrim duhet të pasqyrohet në bibliografi dhe anasjellas, burimet e dhëna në bibliografi duhet t’u përgjigjen citimeve të bëra në tekstin përkatës. Në gjuhën shqipe, nuk ka rregulla standarde për hartimin e bibliografisë. Duhet thënë se edhe në gjuhët e tjera, nuk ka një variant të vetëm, por shtëpi botuese të ndryshme zgjedhin të ndjekin një variant të caktuar. Për këtë arsye, kërkesë parësore është të mbahet i pandryshuar një kriter paraqitjeje, ai që është zgjedhur. Ndonëse nuk ka rregulla standarde, për shkrimet akademike, është e këshillueshme të ndiqet ky variant për hartimin e bibliografisë:RREGULLA PËR SHKRIMIN E BIBLIOGRAFISËBibliografia shkruhet sipas renditjes alfabetike të mbiemrave të autorëve të caktuar, duke ruajtur trajtën origjinale të emrit, ose transkriptimin në alfabetin latin, për autorët e huaj, si dhe titullin në gjuhë të huaj. Në krye jepet mbiemri i autorit, pas tij vihet presje, e cila ndiqet nga shkronja e parë e emrit të tij, e menjëherë pas saj vihet pikë. Pastaj, në kllapa jepet viti i botimit. Pas kllapave vihet pikë dhe vijon titulli i librit ose i shkrimit me 151

