Page 154 - Demo
P. 154


                                    shkronja kursive, kurse në fund vihet pikë. Pas kësaj shkruhet vendi i botimit, vihen dy pika dhe shkruhet emri i shtëpisë botuese.• Elsie, R. (2001). A Dictionary of Albanian Religion, Mythology and Folk Culture. New York: New York University Press.Për autorët shqiptarë dhe shkrimet në gjuhën shqipe, të dhënat sillen, po ashtu, në trajtën e tyre origjinale.• Rrota, J. (1936): Për historin e alfabetit shqyp. Shkodër: Botime Françeskane. Kur shkrimi është botuar në një revistë ose përmbledhje, vihet pikë pas titullit të shkrimit, shkruhet me të madhe “Në” me dy pika pas dhe jepet revista ose përmbledhja ku është përfshirë, vendi i botimit, emri i shtëpisë botuese, dhe në fund, jepet numri i faqeve të shkrimit përkatës.• Altimari, F. (2012). Mbi huazimet nga italishtja dhe nga dialektet italo-romane në sistemin foljor të arbërishtes së Kalabrisë. Në: Res Albanicae, Rivista di albanologia I, nr. 1. Palermo: Fondacioni Universitar “Francesco Solano”, 7-23.Nëse brenda shkrimit është sjellë më shumë se një burim nga i njëjti autor, për renditjen e veprave të tij përdoret viti i botimit, duke vënë veprën më të hershme në fillim. Në qoftë se edhe viti është i njëjtë, atëherë ndiqet rendi alfabetik sipas shkronjës së parë të titullit të artikullit dhe mbas vitit të botimit vendosen shkronja po sipas rendit alfabetit si, për shembull: (2017a) dhe (2017b). Kur shkrimi ka më shumë se një autor, burimi renditet alfabetikisht në bazë të mbiemrit të autorit të parë. Shkruhet mbiemri i autorit të parë, vihet presje, pas saj shkruhet me të madhe shkronja e parë e emrit të këtij autori, e cila ndiqet nga një pikë, pas saj vihet presje dhe shkruhet me të madhe shkronja e parë e emrit të autorit të dytë, ose dy shkronjat e para, nëse ka dy emra, pas kësaj vihet pikë dhe vijon mbiemri i autorit të dytë, e kështu me radhë nëse ka më shumë autorë. Për të dhënat e tjera, ndiqen udhëzimet e mësipërme.• Altimari, F., L.M. Savoia (1994). I dialetti italo-albanesi. Roma: Bulzoni. Në qoftë se burimi nuk ka autor, atëherë rendi vjen alfabetikisht në bazë të shkronjës së parë të titullit të veprës ose të institucionit që e ka botuar. Për të dhënat e tjera, ndiqen udhëzimet e mësipërme.• Instituti i Statistikave (2010). Vjetari Statistikor. Tiranë: Shtëpia Botuese X.Burimet mund të merren edhe nga interneti, pasi autori të jetë siguruar se janë burime të besueshme. Në këtë rast, shkruhet një nëntitull i posaçëm, p.sh.: Burime nga interneti. Të dhënat duhet të jepen me adresën e tyre të plotë. Për shembull:Burime nga interneti• https://www.mitpressjournals.org/loi/lingKusht është që faqja e internetit duhet të ekzistojë për një periudhë të caktuar kohore. Ajo duhet të jetë gjithashtu e autorizuar nga një institut ose nga shkencëtarë dhe të jetë nën kujdesin e tyre. Sipas mundësisë, citatet e marra nga interneti nuk duhet të jenë pa të dhënat mbi autorin. Këshillohet që te bibliografia të shënohet faqja e përdorur me të dhënat dhe datën kur është lexuar dhe shkarkuar teksti.152
                                
   148   149   150   151   152   153   154   155   156   157   158