Page 155 - Demo
P. 155
1 Dalloni pohimin e saktë nga pohimi i gabuar.Citimet në tekst kanë të dhëna të mjaftueshme rreth burimit të veprës së cituar. Në bibliografi jepen të dhënat e domosdoshme rreth burimit të një vepre dhe autorit të saj. Në bibliografi, ndiqet kronologjia e vitit të botimit. Kur vepra ka më shumë se një autor, mjafton të shkruajmë emrin e njërit prej tyre. Burimet nga interneti nuk janë të besueshme. Të gjitha shkrimet e shtypura në letër janë të besueshme. Në bibliografi emrat e autorëve të huaj i shkruajmë siç i shqiptojmë. Titujt e veprave në gjuhë të huaj i sjellim vetëm të përkthyera në shqip. Në bibliografi mund të shtojmë autorë të tjerë, veç atyre të cituar në tekst. Çdo autor i cituar në tekst, duhet të pasqyrohet me të dhënat e kërkuara në bibliografi. 2 Rishkruani të dhënat e mëposhtme sipas rregullave për shkrimin e bibliografisë.Kolë Ashta, Toena, Leksiku historik i gjuhës shqipe I, Tiranë,1996.Çabej. Eqrem, Tiranë 2002, Studime etimologjike në fushë të shqipes III, Akademia e Shkencave e Shqipërisë.Vepra të zgjedhura, Selman Riza, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2009, Tiranë.Martin Camaj, La parlata albanese di Greci in Provincia di Avellino, 1971, Firenze, Olschki.Sistemi foljor i gjuhës shqipe, 2010 Kolec Topalli, Plejad, Tiranë.Ignazio Zamputti, Anonyms of Elbasan (Dorëshkrimi i Anonimit t’Elbasanit), 1951, në, 3-4, Buletin i Institutit të Shkencave, 64-131, Tiranë.Pjetër Budi, Dottrina Christiana, 1618, Bartolomeo Zanneti, Romë.Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore, Justin Rrota, 2006, Shkodër, Botime Françeskane.3 Përzgjidhni një shkrim studimor mbi gjuhësinë dhe vëreni me kujdes në janë zbatuar këto rregulla:A ka citime në tekst dhe si janë dhënë ato?A ka parafrazime në tekst dhe si janë dhënë ato?A është dhënë bibliografia në fund të punimit?A përkojnë të dhënat e veprave apo autorëve të cituar në tekst me ato në bibliografi?Ç’rregulla janë ndjekur për hartimin e bibliografisë dhe a u është qëndruar me përpikëri atyre? USH T R I M E153

