Page 156 - Demo
P. 156
TË FOLURITPërdorimi i tabelave Tabelat përbëjnë mënyrën më efikase për paraqitjen e të dhënave. Ato krijohen lehtësisht duke përdorur programe të tilla, si: Excel-i.Tabelat përbëhen nga disa elemente: titulli, titujt e kolonave dhe trupi i tabelës. PËRDORIMI DHE PËRPARËSITË E MJETEVE PAMORE GJATË NJË PREZANTIMI Përdorimi i mjeteve pamorePërdorimi i mjeteve pamore luan një rol mjaft të rëndësishëm në të gjitha prezantimet. Mjetet pamore e ndihmojnë prezantimin, duke bërë që të arrihen objektivat dhe t’i kushtohet vëmendje materialit të prezantuar. Ato duhet të përdoren për të përforcuar mesazhin, për të sqaruar dhe për të krijuar emocion.Përdorimi i mjeteve pamore është i dobishëm edhe për audiencën, edhe për prezantuesin. Mjetet pamore shtojnë ndikimin dhe interesin për një prezantim. Ato janë të shumëllojshme dhe përfshijnë: fotografitë, grafikët, tabelat, videot, modelet slajdet (slides) etj. Titulli: Tabelat duhet të kenë një titull të qartë, përshkrues, i cili funksionon si “fjali temë” e tabelës. Titujt mund të jenë të gjatë ose të shkurtër, në varësi të temës së prezantimit.Titujt e kolonave: Qëllimi i këtyre titujve është thjeshtësimi i tabelës. Vëmendja e audiencës zhvendoset nga titulli i kolonës së parë në titullin e kolonës vijuese. Titujt e kolonave e ndihmojnë audiencën që të kuptojë shpejt se për çfarë bën fjalë tabela.Trupi i tabelës: është zona në të cilën gjenden të dhënat numerike ose tekstuale të tabelës.Grupmosha 1 Janar 2017 1 Janar 2018Burra Gra Gjithsej Burra Gra Gjithsej0-4 86.238 80.367 166.605 83.526 78.890 162.4165-9 85.561 78.748 164.309 84.180 79.695 163.87510-14 99.423 91.773 191.196 93.638 87.021 180.65915-19 112.793 108.144 220.937 108.620 106.016 214.63620-24 130.180 123.992 254.172 124.533 122.604 247.13725-29 123.096 107.122 230.218 121.319 112.744 234.06330-34 101.216 88.496 189.712 103.177 91.282 194.45935-39 82.229 81.621 163.850 83.056 81.761 164.81740-44 80.792 85.707 166.499 79.849 85.182 165.03145-49 90.193 96.841 187.034 87.168 93.847 181.01550-54 97.914 100.616 198.530 95.533 100.280 195.81355-59 99.865 101.027 200.892 101.185 102.876 204.06160-64 81.437 83.249 164.686 84.807 88.368 173.17565-69 62.763 64.711 127.474 64.306 66.720 131.02670-74 48.162 48.967 97.129 48.627 49.882 98.50975-79 40.302 43.854 84.156 41.404 45.795 87.19980-84 22165 24736 46901 23579 25846 4942585+ 9.212 13.079 22.291 10.102 12.906 23.008Gjithsej 1.453.541 1.423.050 2.876.591 1.438.609 1.431.715 2.870.324154

