Page 157 - Demo
P. 157
Përdorimi i shifraveShifrat mund të paraqiten në shumë forma, të tilla si: grafikët, diagramet, vizatimet, hartat etj. Kur përdoren shifra, gjithmonë duhet menduar për audiencën. Si mund ta kuptojë më lehtë faktin që do t’i paraqitni? Për shembull, një grafik me shtylla mund të jetë zgjidhja më e mirë nëse dëshironi që audienca juaj të krahasojë të dhënat. Përdorimi i figurave dhe fotografiveMe përdorimin e figurave dhe të fotografive, konceptet ose idetë nuk janë thjesht fjalë, por janë fjalë plus imazhe. Merr nga gjeografia ndonjë maket vullkani a të shtresave të tokës.Udhëzime për përdorimin e figurave dhe fotografive:Sigurohuni që fotografitë të lidhen me tekstin. Mbani parasysh se detajet e fotografive humbasin gjatë riprodhimit dhe/ose zvogëlimit. Në rast se fotografitë që po përdorni nuk janë tuajat, merrni leje me shkrim për përdorimin e tyre. Grafikët dhe diagramet Grafikët luajnë një rol të rëndësishëm në prezantimin e të dhënave, pasi qartësojnë audiencën rreth tyre. Grafikët mund të përcjellin krahasime dhe marrëdhënie më të qarta se teksti dhe në formë më të përmbledhur.Slajdet Slajdet gjallërojnë pothuajse çdo lloj prezantimi. Ato mund të projektojnë një imazh profesional dhe mund të hartohen shpejt. Slajdet rritin besueshmërinë e prezantimit tek audienca, sepse, nëpërmjet tyre, informacioni merret më shpejt dhe më i plotë. Për t’i prezantuar ato, nevojiten një projektor dhe një ekran.Udhëzime për përdorimin e tabelavePërdorni tabela kur të dhënat janë numra të saktë që duhet të paraqiten.Përdorni tabela kur numri i të dhënave që do të paraqitni është shumë i madh.Përdorni tabela kur ato sqarojnë rëndësinë e marrëdhënieve. Këshilla rreth mjeteve pamore që përdoren në një prezantimBëni një skicë të prezantimit tuaj dhe mendoni se për cilat çështje fjala nuk mjafton për t’i prezantuar.Përcaktoni faktet që do t’i shprehni me fjalë dhe faktet që do t’i shprehni me ndihmën e mjeteve pamore.Shpërndajuni pjesëmarrësve kopje letre të mjeteve të ndryshme pamore që do të përdorni gjatë prezantimit.155

