Page 158 - Demo
P. 158


                                    1 Përgatitni një tabelë për të prezantuar rezultatet e një testimi të bërë në lëndën e gjuhës në klasën tuaj. Komentojeni atë dhe diskutoni rreth lehtësisë që krijon në paraqitjen e të dhënave.Pikët e klasës XII në testimin e gjuhësPyetja/pikët 1 2 3 4 5 6 7 TotaliNxënësi 1Nxënësi 2...2 	Paraqitini me anë të një grafiku apo diagrami rezultatet e tabelës së ushtrimit 1.Diskutoni rreth tij.3 	Lexoni tekstin e mëposhtëm dhe ndërtoni një grafik, në të cilin të paraqitni nëpërqindje dendurinë e përdorimit të zanoreve të gjuhës shqipe në tekstin e dhënë (sa herë është përdorur secila prej tyre). Diskutoni rreth tij.PusiNjë njeriu të mirë i lindi në zemër që të hapte një pus buzë rrugës, me qëllim që kalimtarët të shuanin etjen. Të gjithë ata që kalonin pranë pusit dhe shuanin etjen me ujin e ftohtë, e bekonin njeriun e mirë. Ata kishin vuajtur aq shumë nga etja në atë rrugëtim të gjatë, saqë ai pus u ishte gjetur në ditët më të vështira të verës.Kushdo që kalonte aty pranë thoshte: “Qoftë i bekuar ndërtuesi i këtij pusi! Ka gjetur vendin më të përshtatshëm për ta ndërtuar! Ai njeri meriton çdo nder dhe vlerësim!”Një natë, një kalimtar nuk e kishte vënë re pusin dhe ra brenda tij.Njerëzit që dëgjuan për këtë ngjarje thanë: ”Kush është ai që e ka hapur këtë pus more? Po pse aty ndërtohet pusi? Ku kalon njerëzia? Po a s’i ka vajtur mendja që ndonjëri mund të thyejë qafën në pusin e tij? Po a shpenzohen gjithë ato para për një pus të tillë?”52a i e ë u o y4 Paraqitni në përqindje dendurinë e përdorimit të bashkëtingëlloreve të gjuhës shqipe në tekstin e ushtrimit 3 (sa herë është përdorur secila prej tyre). Diskutoni rreth mënyrës se si do t’i paraqitni këto të dhëna.b c ç d dh f g gj h j k l ll m n nj p q r rr s sh t th v x z xh zhUSH T R I M EPërdorni tabela dhe grafikë për të mbështetur paraqitjen e informacionit numerik.Paraqitni skica dhe vizatime për të përcjellë plane të ndryshme.Fjalët, tabelat, diagramet, fotografitë etj., duhet të dallohen mirë edhe nga njerëzit që ndodhen larg folësit. Pra, kushtojini vëmendje madhësisë së tyre.156
                                
   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161   162