Page 159 - Demo
P. 159


                                    SINTAKSËFjalia e ndërmjetme është fjalia e përfshirë në një fjali tjetër të thjeshtë a të përbërë, por pa qenë organikisht e lidhur me të. Në të dyja fjalitë e mësipërme, vërejmë se brenda një pjese fjalie, është futur një pjesë tjetër fjalie, që ndjek emrin “njeriu”. Sado që në dukje të ngjashme, ato i ndajnë dallime thelbësore që kanë të bëjnë kryesisht me mënyrën se si i realizojnë lidhjet sintaksore. Fjalia e parë është një fjali e përbërë me pjesë të nënrenditur përcaktore, ku fjala “njeriu” shërben si paraprijës i kësaj pjese, dhe përemri lidhor “që”, si mjet lidhës mes tyre.Në fjalinë e dytë, dallojmë po ashtu dy pjesë: “njeriu duhet të punojë” dhe “që t’i biem shkurt”. Kjo e fundit, ndonëse vjen pas emrit “njeriu” nuk hyn në lidhje me të, por as me pjesën tjetër të fjalisë. Pra, nuk është e lidhur organikisht me të, çka e dëshmon edhe mungesa e plotë e lidhjeve sintaksore. Prandaj këto janë quajtur fjali të ndërmjetme, pra shfaqen brenda fjalive të tjera, por pa lidhje gramatikore me to.Vëreni ndryshimet që ndodhin mes lidhjes së fjalëve në fjali, nëse ndryshojmë ndonjë kategori gramatikore si, numri:Njerëzit që s’punojnë, dheut i rëndojnë. Njerëzit, që t’i biem shkurt, duhet të punojnë. Apo nëse zëvendësojmë përemrin “që” me “i cili”:Njerëzit, të cilët s’punojnë, dheut i rëndojnë.Por nuk mund të themi: Njerëzit, të cilëve t’u biem shkurt, duhet të punojnë, sepse nuk ka lidhje sintaksore mes tyre.Po ashtu, rendi për fjalinë e parë mund të ndryshohet, me kusht që paraprijësi “njeriu” të jetë në krye të pjesës së varur: Dheut i rëndon njeriu që s’punon. Në fjalinë e dytë, rendi është i lirë dhe pjesa “që t’i biem shkurt” mund të dalë në krye, në mes apo në fund të fjalisë, duke qenë se nuk kushtëzohet nga lidhje të veçanta. Në bazë të ndërtimit, fjalitë e ndërmjetme grupohen në dy lloje: 1) fjali të ndërmjetme pa mjete lidhëse: Me thënë të drejtën, kjo punë qëndron ndryshe.2) fjali të ndërmjetme me mjete lidhëse: Që të jem i sinqertë, s’më pëlqeu fare.Këto të grupit të dytë kanë përdorim më të gjerë. Disa nga mjetet e lidhjes që dalin në krye të fjalive të ndërmjetme janë: siç, si, që, sikurse, sikundër, në mos, në qoftë se, me sa, nga sa, si, ku etj.FJALITË E NDËRMJETME• Si ju duket lidhja mes pjesëve të fjalive të mëposhtme?Njeriu që s’punon, dheut i rëndon.Njeriu, që t’i biem shkurt, duhet të punojë.157
                                
   153   154   155   156   157   158   159   160   161   162   163