Page 16 - Demo
P. 16
VI. Në fjalinë: “Sa herë i shkrep një mendim nëpër tru, ky i fundit ia përndrit si me rrufe çdo fijëz nervore: akti i të menduarit te Niçja kryhet në një të atillë shkallë ngazëllimi dhe vrulli, në një të atillë shkallë ngacmimi elektrik, saqë, në çdo rast, ai kthehet vetë në shtrëngatë të organizmit.”, përemri ai përdoret në vend të fjalës:a. Niçja;b. akti i të menduarit;c. ngacmim elektrik;d. truri.VII. Kuptimi i fjalisë: “Në rrjedhën e treqind e gjashtëdhjetë e pesë ditëve, që përbëjnë plot një vit, ai nuk do t’ia dijë për asgjë tjetër veç trupit të tij – ai nuk ka as grua, as shok – dhe mandej, në rrjedhën e njëzet e katër orëve që përbëjnë plot një ditë, ai nuk ia vë veshin kurrfarë zëri tjetër, përveç zërit që i vjen thellësive të gjakut, sikur të ish në bashkëbisedë të pandërprerë me nervat e tij.”, është:a. Niçja është njeri që jeton në shpellë.b. Niçja është në proces të vazhdueshëm meditimi filozofik e krijimi, ndonëse ka dhimbje prej sëmundjeve. c. Niçja nuk bisedon aspak me të shoqen dhe as me miqtë. VIII. Sinonimet e fjalëve të nënvizuara: “...një fytyrë me ca leshra të zezakaçurrele që i harlisen si drizë; një palë sy po ashtu të zinj, fshehur pas qelqesh gati sferike. I qetë dhe me të drojtur, ai hyn mes derës. Aty për aty dallon tek ai njeriun e mësuar të rrijë në hije.”, janë përkatësisht:a. flokë të zinj, zhvillohen, vëren;b. mustaqe të zeza, harbohen, shikon;c. mustaqe të zeza, zbaviten, vëren.5 Diskutoni për elementet gjuhësore e stilistike të tekstit përshkrues të mësipërm, duke u mbështetur në këto çështje: Si janë fjalitë e tekstit të Cvajgut për Niçen? Fjalët e përzgjedhura për të përshkruar i përkasin ligjërimit bisedor apo atij libror? Cilat ndajfolje dhe mbiemra shërbejnë për ta pasuruar përshkrimin? Si është raporti ndërmjet përshkrimit të aspekteve fizike dhe aftësive intelektuale? Çfarë mund të thoni për figurat letrare që përmban teksti?6 Përdorini disa nga shprehjet e fjalët që ju bënë më tepër përshtypje në këtë tekst, për të përshkruar një personalitet të jetës publike ose dikë që ju e admironi. 7 Gjeni nga një libër filozofie ose nga interneti më tepër informacion rrethkonceptit të “Mbinjeriut” të Niçes. Mandej gjeni dhe shpjegoni se si e ndërkall Cvajgu këtë koncept në përshkrimin e tij për vetë Niçen. 14

