Page 160 - Demo
P. 160


                                    Në bazë të kuptimit dallohen këta tipa fjalish të ndërmjetme: 1) të shkallës së vërtetësisë së një fakti; 2) të vlerësimit emocional; 3) të burimit të kuptimit; 4) të karakterit të thënies; 5) të tërheqjes së vëmendjes; 6) të lidhjes së kuptimeve.Për të dhënë një pasqyrë të përgjithshme të tipareve të tyre, si dhe shembuj konkretë për secilin rast, le t’i referohemi tabelës përmbledhëse të mëposhtme.Fjalitë e ndërmjetme Tipare të përgjithshme Shembuj fjalietë shkallës së vërtetësisë së një faktiTregojnë deri në ç’masë është i vërtetë fakti i kumtuar, i cili mund të paraqitet si i dyshimtë, i pasigurt, i natyrshëm etj.Kjo punë, si të them, nuk është nisur mbarë.të vlerësimit emocional Tregojnë urim, dëshirë, lutje, zemërim. Zakonisht janë fjali dëshirore.Ju pastë nëna, sa të mirë që jeni.të burimit Tregojnë burimin e kumtimit: në është kumtimi i një personi të njohur apo i vetë folësit. Është tipi më i zakonshëm i fjalive të ndërmjetme.Shikoji punën, jo gunën, thotë një fjalë e urtë e popullit.“Formula e pagëzimit”, siç dihet nga të gjithë, është dokumenti i parë i shkrimit shqip.të karakterit të thënies Japin një saktësim lidhur me karakterin e thënies; tregojnë qëndrimin e folësit ndaj mënyrës së formulimit a të shprehjes, ndaj zgjedhjes së një fjale të përdorur etj.Që t’i biem shkurt, kështu nuk mund të vazhdohet.Të them të drejtën, unë e mendoj ndryshe.të tërheqjes së vëmendjesShprehin thirrje drejtuar bashkëbiseduesit me qëllim që të tërheqin vëmendjen e tij, me qëllim që ky të reagojë. Ju lutem, të mos e zgjasim më shumë.të lidhjes së kumtimeve Tregojnë lidhje logjike të mendimeve të shprehura. Shërbejnë për kundërvënien e krahasimin e kumtimeve sipas rëndësisë së tyre.Siç u theksua më lart, puna në arkiva është parësore për një historian.Fjalitë e ndërmjetme më shpesh përdoren në mes të fjalisë, më pak në krye e në fund të saj:Ta themi troç, këta të rinjtë e sotëm, s’bëjnë dot pa internet.Këta të rinjtë e sotëm, ta themi troç, s’bëjnë dot pa internet.Këta të rinjtë e sotëm s’bëjnë dot pa internet, ta themi troç.1 Dalloni pohimin e saktë nga ai i gabuar.Të gjitha fjalitë që futen ndërmjet një fjalie tjetër, quhen fjali të ndërmjetme. Fjalitë e ndërmjetme prihen gjithnjë nga lidhëzat. Fjalitë e ndërmjetme nuk hyjnë në lidhje gramatikore me fjalinë në të cilën shfaqen. Fjalitë e ndërmjetme mund të përdoren në fjali të thjeshta dhe të përbëra. Fjalitë e ndërmjetme mund të qëndrojnë vetëm në mes të fjalive të tjera. USH T R I M E158
                                
   154   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164