Page 162 - Demo
P. 162


                                    TË SHKRUARITPlanifikimi i shkrimit të letrës së motivimitNë fazën e planifikimit të letrës së motivimit, duhet ta keni të qartë se për kë dhe përse po e shkruani atë. Mblidhni informacione të vlefshme, gjeni burime të dobishme ku të referoheni, p.sh.: studioni universitetin dhe programin e tij; lexoni çdo literaturë të shtypur ose digjitale që ju ofrohet nga universiteti, duke përfshirë edhe faqen e tij të internetit; kushtojuni vëmendje kërkesave të pranimit të shkollës për programin që jeni i interesuar etj.Pyesni veten pse duhet të zgjidheni ju në morinë e aplikimeve. Rishikoni arsimimin tuaj të deritanishëm. Përcaktoni se çfarë ka ndikuar në rrugën tuaj aktuale të studimeve dhe përshkruani shkurtimisht se si ka ndodhur. Mendoni përse e keni zgjedhur këtë shkollë dhe këtë program. Merrni parasysh të gjitha motivet tuaja, duke përfshirë ato personale dhe profesionale.SHKRIMI I LETRËS SË MOTIVIMIT Një nga llojet e teksteve informuese-paraqitëse është letra e motivimit, në të cilën dërguesi paraqet motivet dhe interesin e tij për t’u pranuar në një punë apo për të vijuar studimet në një universitet. Shkruesi i letrës gjithashtu informon marrësin me disa prej të dhënave të tij kyçe, si: formimi profesional, edukimi, eksperiencat e mëparshme të studimeve apo punësimit, elemente këto që i shërbejnë atij si argumente ndihmëse për të realizuar synimin e tij. Zakonisht letra e motivimit shoqërohet me CV-në personale, në të cilën paraqiten informacione të detyrueshme që prezantojnë profilin e një aplikuesi, si: të dhënat personale, adresa, numri i telefonit; arsimimi; përvoja në punë (përveç rasteve kur kandidati kërkon punë për herë të parë); niveli i njohjes së gjuhëve të huaja; niveli i njohjes së programeve të ndryshmeve kompjuterike. Këto lloje shkrimi mund të jenë të shtypura në letër, ose në format elektronik, dhe u dërgohen universiteteve, punëdhënësve (ose agjencive që kërkojnë punonjës për llogari të palëve të tjera).160
                                
   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166