Page 164 - Demo
P. 164
Letër motivimi për bursë studimiFllad AgolliRruga “Myslym Shyri”,Pall. 146, Shk. 2, Ap. 10,Tiranë, ShqipëriTel: + 355 4 224 0222e-mail: flladagolli@yahoo.comZnj. Amantia ÇelaQendra Shqiptare për Zhvillimin e ArsimitRruga “Margarita Tutulani”Tiranë/ShqipëriTiranë, më 07.02.2018E nderuar znj. Çela,Para pak kohësh mësova që organizata juaj po ofron një numër të kufizuar bursash akademike për maturantët vendas që synojnë të shkojnë në universitet. Si pasojë, po ju shkruaj këtë letër për t’ju shprehur vlerësimin për bujarinë tuaj dhe për t’ju paraqitur kandidaturën time për një nga këto bursa.Aktualisht unë jam në vit të fundit të shkollës së mesme dhe shpresoj që vitin e ardhshëm të ndjek Fakultetin e Ekonomisë, por kam nevojë për ndihmë për të mbuluar shpenzimet. Synoj të ndjek studimet në degën e marketingut, sepse, siç do e vini re edhe në CV-në bashkëlidhur kësaj letre, zotëroj aftësi shumë të mira në matematike dhe në shkencat shoqërore (përfshirë gjuhët e huaja), të cilat më kanë ndihmuar të zhvilloj aftësi shumë të mira komunikimi, argumentimi dhe gjykimi. Mendoj se ndërthurja e këtyre dy prirjeve të mia, mund të sintetizohet në degën që synoj të ndjek, duke e arritur objektivin për rezultate të larta. Ju siguroj që mbështetja juaj e mundshme për kandidaturën time do të jetë më se e justifikuar, duke e kthyer investimin fillestar të qendrës që ju drejtoni në një burim njerëzor të vlefshëm për të ardhmen e afërt.Në rast se e ndieni të nevojshëm edhe ballafaqimin me anë të intervistës, do të isha i gatshëm të paraqitesha në takimin e organizuar nga ana juaj. Duke ju falënderuar paraprakisht për vëmendjen tuaj,Mbetem në pritje të një përgjigjeje të afërt,Me respekt, Fllad Agolli162

