Page 165 - Demo
P. 165
SINTAKSËFjali të ndërkallura quhen ato fjali që përmbajnë të dhëna të ndryshme plotësuese për një fjali a fjalë të porsathënë dhe që shqiptohen me intonacion të ndërkalljes.Toni – se kështu e thërrasim për shkurt – nuk dinte gjë. Fjalia e ndërkallur përdoret në ato raste kur folësi apo shkruesi e gjykon si të dhënë jokryesore, që nuk është në të njëjtin plan me idetë e tjera të ligjërimit. Për nga mënyra se si futen në ligjërim, ato shqiptohen si kalimthi, në parantezë, dhe kanë lidhje logjike të dobët me përmbajtjen, por gjithsesi janë në shërbim të saj, pasi jepen si informacion shtesë. Përdoren si në ligjërimin e folur, ashtu dhe në atë të shkruar.Të dhënat plotësuese të fjalive të ndërkallura kanë natyrë të ndryshme: mund të saktësojnë kohën a vendin e veprimit që shpreh fjalia kryesore; mund të shpjegojnë, të sqarojnë, të interpretojnë kuptimin e fjalisë kryesore ose përdorimin e një fjale të saj;mund të zbulojnë shkakun ose qëllimin e asaj që është thënë në fjalinë kryesore;mund të kenë karakter krahasues, kundërshtues a lejues për diçka që thuhet në fjalinë kryesore;mund të japin të dhëna plotësuese për personin apo rrethanat e shprehura në fjalinë kryesore;mund të shprehin emocione të ndryshme të folësit.Dallime dhe të përbashkëta mes fjalive të ndërmjetme dhe atyre të ndërkalluraFjali të ndërmjetme dhe fjali të ndërkalluraTë përbashkëta DallimeNuk janë të lidhura organikisht me fjalinë së cilës i referohen dhe janë të veçuara edhe nga pikëpamja intonacionore (shqiptohen me pauzë).Ndryshe nga fjalitë e ndërmjetme, fjalitë e ndërkallura nuk shprehin kuptime modale, emocionale, nuk shënojnë burimin, mënyrën e thënies dhe të lidhjes logjike të kumtimeve.Mund t’i përkasin si fjalisë në tërësi, ashtu edhe gjymtyrëve të veçanta.Fjalitë e ndërmjetme, kanë rend të lirë, mund të dalin në fillim, në mes e në fund të fjalisë me të cilën bashkohen, kurse fjalitë e ndërkallura gjenden vetëm në mes e në fund të saj.Mund të bashkohen me fjali të tjera pa mjete ose me mjete lidhëse.Fjalitë e ndërkallura mund të dalin edhe jashtë kufijve të fjalisë së cilës i referohen, gjë që nuk ndodh me fjalitë e ndërmjetme.FJALITË E NDËRKALLURA163

