Page 166 - Demo
P. 166
Fjalitë e ndërkallura, sipas mënyrës së përfshirjes në thënien kryesore, janë tri llojesh: 1) pa lidhëza; 2) me lidhëza bashkërenditëse; 3) me lidhëza nënrenditëse e me fjalë lidhëse, si dhe ai grup fjalish të ndërkallura që dalin jashtë kufijve të fjalisë me të cilën bashkohen.Në tabelën e mëposhtme, jepen përmbledhtas tiparet dalluese të tyre dhe shembuj për secilin lloj.Fjali të ndërkallura Tipare dalluese Shembullpa lidhëza Japin të dhëna plotësuese për dikë dhe veprimtarinë e tij, për rrethanat për të cilat flitet, si dhe të dhëna të ndryshme sqaruese apo saktësuese për atë fjali ku shfaqen. Si të tilla dalin: fjali njëkryegjymtyrëshe dhe dykryegjymtyrëshe; fjali me vetë të caktuar e të pacaktuar, pavetoret, emëroret etj.Këtë herë (se mos vetëm kësaj here...), kanë kaluar çdo cak.Kur e humbte toruan (kjo nuk ndodhte aq rrallë), s’flitej me të.me lidhëza bashkërenditëseNdërtohen kryesisht me lidhëza bashkërenditëse: dhe, edhe, e, por. Me anë të tyre jepet ndonjë saktësim, sqarim lidhur me kontekstin ku dalin, ose për ndonjë fjali të përmendur më parë. Ata që riatdhesohen (dhe, për hir të së vërtetës, ka shumë të tillë), nuk e kanë të lehtë t’ia fillojnë nga e para.me lidhëza nënrenditëse dhe me fjalë lidhësePërmbajnë kryesisht të dhëna që zbulojnë rrethana për kohën, shkakun, qëllimin ose të dhëna me karakter krahasimi, kushti a lejimi rreth kontekstit ku shfaqen. Për nga forma janë të ngjashme me fjalitë e varura përkatëse, por dallohen prej tyre nga një pavarësi më e madhe sintaksore-intonacionore. Ndryshe nga fjalitë e varura, ato nuk dalin në krye. Mund të kenë në strukturën e tyre lidhëza, si: se, sepse, meqë, ndonëse, sikur, sikundër, aq sa, që, në qoftë se etj.; përemra e ndajfolje lidhore: që, i/e cili/a, çka, ku.Si t’ua bëjmë halleve të tjera, pa pemë mbjellim (kaq sa mund të bëjmë).I nxirë nga inati (sepse këtë gjë nuk e priste), e ngrinte zërin pa e kontrolluar dot veten.që dalin jashtë caqeve të fjalisëJapin të dhëna të hollësishme plotësuese, bëjnë sqarime të ndryshme, përshkrime, njoftime etj. Zakonisht janë fjali të gjata dhe fillojnë me shkronjë të madhe dhe mbyllen me shenja pikësimi brenda kllapës.Atë natë binte shi. (Sa për dijeni, netët me shi nuk janë të rralla këtyre anëve.)Vendi i fjalive të ndërkalluraFjalitë e ndërkallura gjenden në mes ose në fund të një fjalie tjetër, por nuk mund të dalin në krye të saj. Në shkrim, ato ndahen nga fjalitë, në të cilat shfaqen, me vizë pushimi intonacionore ose me kllapa. Nuk këshillohet përdorimi i presjeve për këto raste.Përzgjedhja e vizave të pushimit apo e kllapave, si shenja për t’i ndarë këto fjali nga të tjerat, varet nga natyra e fjalisë së ndërkallur. Fjalia e ndërkallur vihet mes kllapave, kur ajo ka më së shumti karakter shtesor, veçim dhe mëvetësi më të madhe nga teksti, lidhje të dobët kuptimore me fjalinë së cilës i bashkohet etj. Përzgjedhja e tyre varet edhe nga synimet e autorit për mesazhin që kërkon të përcjellë me anë të saj.Për fjalitë e ndërkallura jashtë kufijve të fjalisë, përdoren vetëm kllapat.Fjalia e ndërkallur që ndahet me vizë, shqiptohet si diçka që, për nga rëndësia, nuk qëndron aq larg nga fjalia së cilës i shtohet: veçimi i saj bëhet me pauza të gjata, ndërsa ritmi, zëri, intonacioni, janë të tillë sikur të ishin fjali të varura.164

