Page 167 - Demo
P. 167
1 Dalloni pohimin e saktë nga ai i gabuar.Si fjalitë e ndërmjetme, ashtu dhe ato të ndërkallura, nuk janë të lidhura organikisht me fjalinë së cilës i referohen. Fjalitë e ndërkallura shprehin kuptime modale dhe emocionale. Fjalitë e ndërkallura kanë rend të lirë: ato dalin në fillim, në mes e në fund fjalisë së cilës i shtohen. Fjalitë e ndërkallura mund të dalin edhe jashtë kufijve të fjalisë së cilës i referohen, ashtu si fjalitë e ndërmjetme. Fjalitë e ndërkallura mund të ndahen nga pjesa tjetër me kllapa ose me vizë pushimi. 2 Ndërtoni nga një shembull me fjali të ndërkallura:pa lidhëza me lidhëza bashkërenditëse me lidhëza nënrenditëse me fjalë lidhëse që dalin jashtë kufijve të fjalisë 3 Dalloni fjalitë e ndërkallura, nënvizoni mjetet lidhëse, nëse ka.Pasagjerët – ishin diku pesëdhjetë vetë – ankoheshin për vonesat gjatë rrugës.Ka shumë gjëra që duhen përmirësuar. (Nuk po e sprovoj durimin tuaj me renditjen e tyre).Skuadra e Tiranës – në fakt, ata vetë i thonë “Tirona” – humbi përballë Vllaznisë.Vllaznia (sipas shqipes standarde do të thuhej “Vëllazëria”) synon titullin kampion.Vështirësia për t’i shkolluar fëmijët si duhet – sepse shpenzimet nuk janë të pakta – e shtyu të kërkonte një punë të dytë. 4 Dalloni fjalitë e ndërkallura dhe vendosni shenjat përkatëse të pikësimit.Të tjerët dhe këta nuk ishin pak nuk u shprehën as andej as këndej.Pasi e pastroi shtëpinë këtë ia kishte lënë porosi e ëma u vesh e doli.Kur dilte kjo ndodhte jo rrallë kohët e fundit na njoftonte kur do të kthehej.Tani e dimë si qëndron puna eh sa mirë e dimë.Të nesërmen më duket se qëlloi e diel shtypi e përcolli dhe e komentoi këtë lajm pa ndërprerje. 5 Lexoni një tekst letrar ose joletrar dhe sillni shembuj fjalish të ndërkallura. Dalloni mjetet lidhëse dhe përdorimin e shenjave të pikësimit.USH T R I M E165

