Page 168 - Demo
P. 168
DREJTSHKRIMRregulla për përdorimin e presjes te fjalitë e përbëra me pjesë të nënrendituraFjalia e nënrenditur ndodhet:Lloji i fjalisë së nënrenditurPërdorimi ose jo i presjes Shembuj fjalish para fjalisë drejtueseNdahen me presje gjithë fjalitë e varura (me ose pa lidhëza) që ndodhen para fjalisë drejtuese.Sa të rrosh, do të mësosh.Që është i huaj, duket. pas fjalisë drejtuesekryefjalore dhe kundrinoreNuk ndahen me presje kur lidhen me anë të lidhëzave: që, se, sikur ose pa lidhëza.Duket që është i huaj.Na u desh të prisnim.Nuk e di ku shkoi.përcaktoreshtueseNdahen me presje pasi nuk janë të lidhura ngushtë me paraprijësin e tyre.Arbri, që, zakonisht, s’pushonte së foluri, tani s’po ndihej.përcaktore kufizueseNuk ndahen me presje, si kur lidhen me përemra lidhorë, ashtu dhe me ndajfolje lidhore, pasi janë të lidhura ngushtë me paraprijësin e tyre.Të lajmërohen edhe ata që mungojnë sot.PËRDORIMI I SHENJAVE TË PIKËSIMIT TE FJALITË E NDËRMJETME DHE TE FJALITË E NDËRKALLURAPresja është shenjë pikësimi që përdoret në gjuhën e shkruar për të ndarë ose veçuar fjalë a grupe fjalësh të një fjalie ose pjesë të një fjalie të përbërë. Presja i përgjigjet një pushimi të shkurtër në ligjërimin e folur.Detin, diellin, fushat, malet, të gjitha këto bukuri ia ka falur natyra vendit tonë.Detin, që lag brigjet tona nga Veriu në Jug, diellin që s’mungon verë as dimër, fushat që shtrihen gjerë e gjatë, malet që s’kanë shoq, të gjitha këto bukuri, që do t’i lakmonte kushdo, ia ka falur natyra vendit tonë.166

