Page 169 - Demo
P. 169


                                    vendore Nuk ndahen me presje kur plotësojnë kallëzuesin e fjalisë drejtuese.Nuk korret ku s’ke mbjellë.Ndahen me presje ato që saktësojnë një rrethanor vendi.Doli jashtë, ku e priste një veturë e zezë.kohore Nuk ndahen me presje kur plotësojnë kallëzuesin e fjalisë drejtuese.E pritëm gjersa u errësua.Ndahen me presje ato fjali kohore që saktësojnë një rrethanor kohe.U kthye vonë, pasi ra nata.mënyrore Ndahen me presje kur nuk lidhen ngushtë me fjalinë drejtuese dhe nuk vijnë fill pas kallëzuesit.Rrinte diku në një qoshe, si të ishte i zënë në faj.Nuk ndahen me presje kur lidhen ngushtë me kallëzuesin e fjalisë drejtuese dhe vijnë fill pas tij.Bëj si të thashë.qëllimore Nuk ndahen me presje kur lidhen ngushtë me fjalinë drejtuese dhe saktësojnë kallëzuesin e saj.Mbulohu që të mos ftohesh.Ndahen me presje kur nuk lidhen ngushtë me fjalinë drejtuese dhe nuk vijnë fill pas kallëzuesit të saj.E ujiste lulen çdo ditë, që të mos thahej.Nuk ndahen me presje kur lidhen pa lidhëza me fjalinë drejtuese dhe vijnë fill pas kallëzuesit të saj.Vrapoi të kapte trenin.shkakore Ndahen me presje kur lidhen me anë të lidhëzave: se, sepse, meqenëse, për shkak se, ngaqë, ngase etj.E humbëm trenin, sepse kishte shumë trafik.Nuk ndahen me presje kur vijnë fill pas kallëzuesit. Gëzohem që jeni mirë.rrjedhimore Ndahen me presje kur kanë lidhje të dobët me fjalinë drejtuese.Ishte zemëruar shumë, prandaj nuk fliste fare.Nuk ndahen me presje kur plotësojnë foljen e fjalisë kryesore.E përplasi derën sa u tundën xhamat.krahasore Përgjithësisht ndahen me presje. Nuk është aq e vështirë, sa ç’duket.kushtore Ndahen me presje kur nuk lidhen ngushtë me fjalinë drejtuese.Nuk do të ndodhte e gjithë kjo, po të ishe këtu.Nuk ndahen me presje kur janë të lidhura shumë ngushtë me fjalinë drejtuese.Ne jemi mirë vetëm po të jesh mirë ti.lejore Përgjithësisht ndahen me presje. Nuk hoqëm dorë, ndonëse hasëm shumë vështirësi. në mes të fjalisë drejtuesePërgjithësisht, vihet midis presjesh fjalia e varur që hyn në mes të fjalisë drejtuese. Për fjalitë përcaktore kufizuese presja vihet pas tyre.Ai, që të mos ndihej, ecte majë gishtave.Ai që doli, është Arbri.167
                                
   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172   173