Page 17 - Demo
P. 17
MORFOLOGJIFjalёt nё kёtё fragment janё tё thjeshta (nuk mund tё ndahen nё pjesё mё tё vogla) dhe jo tё thjeshta (tё prejardhura, tё pёrngjitura dhe tё pёrbёra).Gjeni fjalё pёr secilin grup dhe vendosini në tabelën e mëposhtme.Fjalë të thjeshta Fjalë jo të thjeshtaFjala ёshtё njёsia themelore e gjuhёs, e cila pёrfaqёson unitetin e kuptimeve tё saj leksikore, me tёrёsinё e formave dhe tё kuptimeve gramatikore qё shprehen me anё tё kёtyre formave.Fjalët e ndryshueshme ekzistojnë si njё sistem fjalёformash, ku njëra prej tyre caktohet si formë përfaqësuese e fjalës. Kështu tek emri është fjalëforma e rasës emërore të pashquar njëjës, te foljet fjalëforma e vetës së parë njëjës të kohës së tashme të mënyrës dëftore.Forma përfaqësuese e emrit vajzëfjalëforma e rasës emërore të pashquar njëjës: vajzëForma përfaqësuese e foljes jetojfjalëforma e vetës së parë njëjës të kohës së tashme të mënyrës dëftore: jetojFJALA DHE MORFEMAFJALËf. – njësia e mëvetësishme më e vogël e gjuhës, tërësi e pandashme e tingëllimit dhe e kuptimit e formësuar nga ana gramatikore, që pasqyron në mënyrë të përgjithësuar e shënon sende e dukuri të realitetit dhe riprodhohet e veçohet në rrjedhën e ligjërimit.(“Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”)Poshtё nё Drimonё kishte ardhur vera, lart nё male ishte ende pranverё. Dhe jo pranverё dokudo, po bujёmadhe. Shkrinte akulli dhe dёbora… buçisnin rrёketё dhe pёrrenjtё, gurgullonin krojet begatore, harlisej bari i ri shumё i hollё, bleronin drurёt e shkurret… Aty-kёtu zbardhte, skuqte, a zverdhte ndonjё pemё e egёr e ngarkuar me lule. Ajri ishte plot aroma aguliçesh, vjollcash dhe stolish tё tjera pranverore. M. Kuteli15

