Page 170 - Demo
P. 170


                                    1 Vendosni shenjat e pikësimit dhe thoni rregullën përkatëse.Ne si më të mëdhenj që ishim bëmë një grup më veteNe që ishim aty filluam punë menjëherëKur perëndonte dielli qielli merrte një të kuqërremtë të ndezurPuno që të jesh e të keshBëj ç’të duashNdonëse ishte kohë e mirë deti kishte shumë dallgëPo të kesh kohë kalo këndejBënte aq ftohtë sa s’dilje dot jashtëShko ku të duashU kthyem andej nga vinte zëriLulet u thanë sepse nuk ishin ujiturNgaqë kishte shumë zhurmë nuk dëgjohej gjë prej gjëjeEdhe kur flinte herët kjo ndodhte shumë rrallë ngrihej vonë në mëngjesÇ’është e vërteta ata na kishin paralajmëruarUnë me thënë të drejtën në fillim nuk e besoja këtëPasi e pastroi barin kopshtari e kishte porositur të mos linte fije bari rreth luleve u hodhi ujë të bollshëmUSH T R I M ERregulla për përdorimin e presjes te fjalitë e ndërmjetme dhe të ndërkalluraLloji i fjalisë Pikësimi Shembull fjalie Fjalitë e ndërmjetmeNdahen rregullisht me presje nga fjalia ose gjymtyra së cilës i referohen. Vihen midis dy presjesh kur janë në mes të fjalisë ku shfaqen.Ne nuk e dinim, të them të drejtën.Të them të drejtën, ne nuk e dinim. Ne, të them të drejtën, nuk e dinim. Fjalitë e ndërkalluraa) Ndahen nga fjalitë, në të cilat shfaqen, me vizë pushimi intonacionore kur shqiptohen si diçka që, për nga rëndësia, nuk qëndron aq larg nga fjalia së cilës i shtohet. Nuk këshillohet përdorimi i presjeve për këto raste.Anash parqeve - si zor ta besojë njeriu - ende priten pemë e ngrihen tulla.b) Vihen mes kllapave, kur kanë më së shumti karakter shtesor, veçim dhe mëvetësi më të madhe nga teksti, lidhje të dobët kuptimore me fjalinë së cilës i bashkohen etj.Aso kohe (e mban mend ti?) zgjoheshe me cicërima zogjsh e jo me bori shurdhuese.c) Për fjalitë e ndërkallura jashtë kufijve të fjalisë, përdoren vetëm kllapat.Na pritën mirë. (Të them të drejtën, më mallëngjeu mirësia e tyre).168
                                
   164   165   166   167   168   169   170   171   172   173   174