Page 173 - Demo
P. 173
ana tjetër, fluksi i madh i emrave të huaj të përveçëm, nga bota e shkencës, e politikës, e artit etj., mund ta vërë përdoruesin përballë vështirësive të shumta, si në të shkruar, ashtu edhe në të shqiptuar. Kështu, për shembull, i njëjti emër, si Marie, ndryshe shqiptohet nga italianët, ndryshe nga francezët, ndryshe nga anglezët e kështu me radhë. Si t’i shkruajmë emrat e huaj?Mendimi më i pranueshëm në ditët e sotme, është që emrat e përveçëm të huaj të shkruhen sipas trajtës origjinale përkatëse, pra duke respektuar grafinë origjinale, pasi kjo ruan patjetërsueshmërinë e emrit. Por, këtu lind nevoja të theksohet, që ashtu siç ruhet origjinaliteti i emrit, po ashtu duhet ruajtur dhe respektuar struktura morfologjike e shqipes. Kjo do të thotë, që emri, ndonëse i huaj, duhet të marrë mbaresat rasore sipas rastit. Këto mbaresa i shtohen emrit në fund të paraprira nga një vizë që e ndan nga forma origjinale e emrit: Më pëlqejnë të gjitha veprat e Goethe-s dhe të Camus-së. Kur shkruhet si emri, ashtu edhe mbiemri, mbaresat rasore i merr vetëm mbiemri, ndërsa emri mbetet i pandryshuar, si në rastin e emrave të përveçëm të gjuhës shqipe:Një ndër këshilltarët e Donald Trump-it dha dorëheqjen.Nga kjo rregull nuk përjashtohen as emrat e vendeve të ndryshme të huaja, qofshin këto shtete, qytete, fshatra etj. Kështu, do të këshillohej të shkruhej:Vizitova New Jork-un dhe Venezia-n. në vend të: Vizitova Nju-Jorkun dhe Venecien.Kur emri përmendet për herë të parë në një shkrim të caktuar, këshillohet që në kllapa të vendoset trajta e fjalës sipas shqiptimit. Kjo do t’i vinte në ndihmë çdo lexuesi, i cili nuk ka njohuritë e duhura rreth prejardhjes së emrit e për rrjedhojë, as të shqiptimit të tij, p.sh.: Wittgenstein (Vitgenshtain), Saussure (Sosyr) etj. Emrat që vijnë prej gjuhësh me alfabet jolatinNjë çështje më vete përbëjnë emrat e përveçëm që vijnë prej gjuhësh me alfabet jolatin, si për shembull, ato me alfabet cirilik, grek, arab, kinez, japonez etj.Në raste të tilla, të gjitha gjuhët ndjekin një standard të vetëm, transkriptimin e këtyre emrave, sipas alfabeteve përkatëse. Në rastin e gjuhëve që shkruhen me alfabet latin, siç është edhe rasti i shqipes, emrat shkruhen me germa latine në një formë që i afrohet sa më shumë shqiptimit në gjuhën origjinale. Duke qenë se secila prej gjuhëve, i transkripton këta emra sipas sistemit të vet fonetik, mund të ndodhë që të huazohet nga një gjuhë në tjetrën edhe trajta e tranksriptuar e emrit të huaj. Kështu, kohët e fundit, kemi parë shpesh të shkruar në mediat tona, emrin e ministrit të jashtëm grek, në trajtën Kotzias. Po të nisemi nga mënyra se si shqiptohet ky emër, do të shkruanim Kocias, por me sa duket, trajta e transkriptuar në germat latine nga ato greke është huazuar nga ndonjë gjuhë tjetër e huaj. Pavarësisht arsyeve se përse ndodh kjo, këshillohet që në këto raste, emri t’i afrohet sa më shumë trajtës së shqiptimit së gjuhës nga vjen, si në të folur, ashtu dhe në të shkruar, si dhe të respektohen rregullat morfologjike për lakimin e emrit.Kështu, për shembull, duhet shkruar: Vijojnë negociatat me Kocias-in.Dhe jo, siç haset rëndom: Vijonë negociatat me Kotzias.(Prof.as.dr. Flora Koleci)171

