Page 176 - Demo
P. 176


                                    3. Pak më lart, theksuam se Komisia ishte një projekt madhor për një politikë gjuhësore, e cila do të krijonte një sinergji midis institucioneve qeverisëse të kohës dhe plejadës së intelektualëve, me qëllim kodifikimin e drejtshkrimit dhe unifikimin e variantit letrar që do të përfaqësonte gjuhën e administratës, të shkollës, të shtypit, të literaturës në tërësi dhe të kulturës së mbarë kombit. Në funksion të kësaj ideje vlen të sillen disa argumente:Së pari, edhe pse shtrirja gjeografike e politike e ndikimit qeverisës austrohungarez ishte e kufizuar në raport me shtirjen e Shqipërisë politike, ku pjesa tjetër ishte nën kontrollin e fuqive të tjera të huaja7, reforma kodifikuese dhe njësuese synonte gjithë arealin shqipfolës. Ky synim politiko-administrativ, me shtrirje të gjerë edhe në fusha të tjera të standardit gjuhësor, sado i nevojshëm, ishte befasues po të kemi parasysh faktin se konceptohej nga një pushtues, i cili kishte shtrirje dhe ndikim të kufizuar, dhe nuk bëhej fjalë për gjuhën e vet, por për gjuhën tonë. Bie fjala, në dijeninë tonë, nuk u ndërmor ndonjë reformë e tillë nga ndonjë pushtues tjetër për kodifikimin e drejtshkrimit dhe të gjuhës shqipe. Së dyti, pjesëmarrësit e Komisisë ishin personalitete të shquara në fushat diturore, “ekspertë të të gjitha fushave, njohës të të gjitha gjuhëve klasike e moderne, ...si dhe të sistemit arsimor të vendeve të përparuara”8. Ata nuk i përkisnin vetëm vendit të lindjes, pellgut të Shkodrës9, pasi shumë syresh vinin nga treva të tjera dhe ndër ta kishte edhe albanologë10. Lidhur me sa më sipër, T. Osmani shprehet: “Në të vërtetë, shumica e pjesëmarrësve ishin nga Shkodra, por prania edhe e intelektualëve nga qytete të tjera të Shqipërisë [...] ishte një element i përparuar i Komisisë... Kjo i dha Komisisë një hapësirë më të gjerë, duke e konceptuar veprimtarinë e saj si një çështje mbarëkombëtare”11. Këtë bashkëpunim në përmbushje të një qëllimi e gjejmë të shkrehur në përmbledhjen e dokumenteve të shpallura nga Komanda austriake, ku thuhet se Komisia pati si mision “t’i shërbejë organizimit arsimor të ardhshëm dhe veçanërisht duhet të synojë t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm nëpërmjet përmirësimit të gjuhës shqipe dhe njësimit të drejtshkrimit, krijimit të fjalëve të reja, botimit dhe korrektimit të librave”12 .Së treti, siç do të shihet më tej, përzgjedhja e elbasanishtes dhe jo shkodranishtes është një tjetër dëshmi e faktit që kjo politikë gjuhësore kishte qëllime të hapëta kombëtare, për t’i dhënë kombit edhe gjuhën e shtetit në formim e sipër. Intelektualët shkodranë ishin shumë largpamës dhe të formuar si shkencëtarë e si atdhetarë; me kulturën e tyre të jashtëzakonshme kuptuan se çështja e gjuhës së shtetit ishte shumë më e rëndësishme, shumë më madhore sesa një dëshirë egocentriste e të vënit në qendër të gjuhës standarde shkodranishten letrare. Për ta, çështja e gjuhës së shtetit 7 Gjatë Luftës së Parë Botërore Shqipëria u nda në katër zona pushtimi: Shqipëria Veriore, Shqipëria e Mesme dhe Shqipëria Jugperëndimore deri në Vjosë ishte zonë e pushtimit austro-hungarez; Shqipëria Jugore ishte zonë e pushtimit Italian; Shqipëria Juglindore, zonë e pushtimit francez dhe një pjesë e Shqipërisë Lindore zonë e pushtimit bullgar. V. Duka, Histori e Shqipërisë 1912-2000, SHBLU, Tiranë, 2007, f. 89, për më shumë shih po aty, f. 89-98. 8 Sh. Osmani, Reflekse etnopedagogjike, I, Tiranë, 1988, f. 342-343. 9 Luigj Gurakuqi, Atë Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, Mati Logoreci, Atë Ambroz Marlaskaj, Hilë Mosi, Luigj Naraçi, Anton Paluca, Imzot Vinçenc Prendushi. 10 Gergj Pekmezi (Pogradec), Hafiz Ali Korça (Korçë), Aleksandër Xhuvani (Elbasan), Sali Nivica (Vlorë), Josif Haxhimima (Elbasan); si albanologë ishin Maksimil Lambertz (austriak) dhe Rajko Nachtigall (slloven). 11 T. Osmani, vep. cit. f. 37. 12 Die Verwaltung Albaniens… f. 248, cit. sipas T.Osmani, në Komisia Letrare Shqipe në Shkodër, shtëpia botuese Camaj-Pipa, Shkodër, 2009, f. 38.174
                                
   170   171   172   173   174   175   176   177   178   179   180