Page 177 - Demo
P. 177
ishte çështje kombëtare, prandaj “t’i hedhim një themel të shëndoshë gjuhës amtare, e cila do të ishte e ardhmja e Shqipërisë së re.”13 Ky standard gjuhësor ishte pjesë e projektit të shqiptarëve për formësimin e shtetit të ri, i cili “duhet të përdorej në gjuhën e shkrimit dhe duhet të ishte i detyrueshëm për shkollat dhe administratën shtetërore”14. Ortografia do të udhëhiqej nga parimi fonetik, me të cilin kuptonin elbasanishten e folur, kurse si bazë e gjuhës së shkruar do të shërbente vepra e Kristoforidhit. Aty do të hulumtohej dhe leksiku. Xhuvani do të theksonte: “Këto rregulla kishin për qëllim të afrojshin shkrimin e dy dialekteve dhe këto patën influencën e tyre mbi shkrimin e pastajëm të gjuhës e sidomos të gegënishtes”15. Në funksion të këtij qëllimi u organizua edhe një ekspeditë trejavore, ku merrte pjesë: Gj. Pekmezi, R. Nachtigal-i dhe Dom Ndre Mjeda. Lidhur me Mjedën, që ishte zotërues i disa gjuhëve dhe kishte përgatitjen e duhur shkencore, J. Kastrati do të shprehej se “duke qëndruar larg çdo qëndrimi të ngushtë lokalist (Mjeda, shën. ynë) u bë partizan i vënies në bazë të gjuhës së shkrimit të një të folmeje tjetër nga ajo me të cilën shkruante”16. Në të mirë të përzgjedhjes së elbasanishtes shprehet edhe R. Nachtigall-i, i cili thekson në Promemorien e vet, se “më mirë se një koine e gegërishtes së Veriut me bazë shkodranishten është, pa dyshim, koineja e K. Kristoforidhit, mbasi unë kam gjithnjë parasysh interesin e gjithë popullit”17 .Kjo politikë gjuhësore në dobi të formësimit të shtetit të ri shqiptar jepet në mënyrë të qartë nga S. Çeka, kur ai pohon se: “Parimi dhe zbatimi i dialektit historik të Elbasanit dhe përgjithësimi i tij në qeveri me kulturë shkollore të truallit tonë asht nji përparim i paçmuar dhe nji ... çap për bashkimin politik dhe letrar të dy copave të pashqitshme të Veriut dhe të Jugës”18 .Duke e vlerësuar këtë çështje nga këndvështrimi i Kongresit të Drejtshkrimit, përkatësisht nga zgjidhja me bazë toskërishten që iu dha problemit të standardit, në një kumtesë19 të mbajtur për nder të prof. J. Gjinarit, me titull “Toskërishtja veriore dhe gegnishtja jugore në këndvështrimin e Jorgji Gjinarit”, i kemi qëndruar idesë se “duhet pohuar se studime dialektologjike përqasëse ndaj dy arealeve gjuhësore (gegë e toskë) në fazën pararendëse të Kongresit të Drejtshkrimit, me ndonjë përjashtim20, nuk kanë qenë fort në interesin e studiuesve; ndoshta për vetë natyrën e tyre ato mbylleshin në kufijtë gjuhësorë të territorit. Ndaj mendojmë, se një studim përqasës, si ky që përmendëm më lart, na jep gjasa të besojmë se ky shtrat gjuhësor, i shtrirë gjeografikisht nga Vjosa deri në Mat, ishte dhe është natyrshëm më i njësuar se çdo qasje tjetër makro-territoriale” .4. Në funksion të këtij qëllimi madhor do të shërbente gjithë puna e studiuesve, para të cilëve shtrohej detyra e realizimit praktik të kësaj politike gjuhësore me synime shtetformuese. Deri në këtë periudhë vështirë se mund të gjendet ndonjë rast i krahasueshëm me punën e Komisisë në dy vitet zyrtare të funksionimit të saj. Një punë e përditshme e anëtarëve 13 H. Mosi, Fuqia e Gjuhës në një komb, Shqiptari, 1910.14 T. Osmani, vep. cit. f. 43.15 A. Xhuvani, Rreth gjuhës letrare kombëtare dhe rreth ortografisë, “Buletin për shkencat shoqërore” IV, Tiranë, 1952, f. 67. 16 J. Kastrati, Kontribut për studimin e Ndre Mjedës, 1958, f. 62.17 Cit. sipas T. Osmani, vep. cit. f. 52.18 Cit. sipas T. Osmani, vep. cit. f. 55.19 Sh. Rrokaj, Toskërishtja veriore dhe gegnishtja jugore në këndvështrimin e Jorgji Gjinarit, QSA, Java e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2016. 20 J. Gjinari, Tipare të të folmeve të toskërishtes veriore të njëjtë me të gegërishtes jugore, SF, nr. 2, 1965. Vlen të përmendet gjithashtu edhe një studim i O. Myderizit, “Fjalori shqip-turqisht i H. Ali Ulqinakut” (1961), ku autori shprehet se në leksik e folmja e Beratit ka ngjashmëri me të folmet e Shqipërisë së mesme, duke e ilustruar këtë pohim me shembuj të shumtë.175

