Page 179 - Demo
P. 179


                                    të jenë hartuar rreth 1500 të tilla ...”24. Në mbledhjen e 14 tetorit 1916 u caktuan edhe parimet që do të ndiqeshin për hartimin e termave, ku rol kryesor do të kishte mbështetja te brumi i shqipes, duke pastruar prej saj fjalët e huaja të panevojshme, kurse ato që do të përdoreshin nga gjuhët e tjera duhet t’u përshtateshin kritereve fonetike të gjuhës shqipe, me përjashtim të emrave dhe mbiemrave të përveçëm, si dhe emrat e vendeve, të cilët do të ruanin drejtshkrimin origjinal. Termat që ishin ndërkombëtarë do të përdoreshin njëlloj si në gjuhët e tjera. Në numrin e dytë të “Laimet” botohet një listë me terma gjuhësorë, të cilët Komisia i miratoi në mbledhjen e 2 korrikut 1917, duke i quajtur “skaje gramatikore”. Mund të pohohet se puna e Komisisë në fushën e termave gjuhësore ishte origjinale dhe me shumë dobi për kohën dhe ngjarjet që do të pasonin në fushën e normësimit të terminologjisë së saj: ajo ndoqi traditën dhe ishte racionale e shkencore, kurse për termat juridikë dhe të administratës u mbështet në turqishte. Siç e theksuam më lart, puna e bërë nga Komisia nuk ishte thjesht një reformë gjuhësore, e cila kapte gjithë ashtin e sistemit për të bërë përmirësimet e nevojshme në funksion të një bashkimi kombëtar nëpërmjet njësimit gjuhësor; ajo ishte më së pari një reformë që synonte një politikë gjuhësore në funksion të formësimit të shtetit, duke realizuar ipso facto ëndrrën rilindase të njësimit gjuhësor, një projekt ky i filluar qysh prej Kongresit të Manastirit. Arritjet kodifikuese në drejtshkrim, gramatikë dhe leksik do të shërbenin si pikënisje për realizimin e politikës gjuhësore shtetformuese në shkollë. Ndaj edhe Komisianisi punën për hartimin e kritereve për hartimin e teksteve shkollore dhe botimin e tyre. Në mbledhjen e datës 7.12.1917 u krijuan “nënkomisionet për vështrimin e teksteve shkollore dhe botimin e tyre”. Për përmbushjen e kësaj detyre, udhëzimet do të jepeshin nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit. Vetë shumica e anëtarëve të Komisisë ishin të njohur si autorë tekstesh. Ata morën përsipër “përgatitjen e grupit të teksteve që kishin të bënin kryesisht me ato lëndë që i jepnin fizionominë shkollës shqiptare.”25Në funksion të këtij qëllimi ishte edhe puna e Komisisë për lëvrimin dhe zhvillimin e letërsisë, e cila do të merrte rëndësi më të madhe gjatë vitit të dytë të funksionimit të saj. Rëndësi të veçantë do t’i kushtohej botimit të veprave të shkrimtarëve shqiptarë, gjë që kishte filluar në numrin e parë të Laimet, me botimin e pjesës së parë të Juda Makabe prej Fishtës dhe do të vazhdonte me botimin e pjesës së dytë në numrin e dytë. Nga ana tjetër, filloi puna për ngritjen e bibliotekës, duke blerë një sasi librash që flisnin për Shqipërinë, si dhe duke grumbulluar shumë dhurata. Biblioteka e Komisisë, e cila më vonë kaloi në duart e shoqërisë kulturore Vllaznija, disa vite më vonë iu dhurua Bibliotekës Kombëtare me krijimin e saj më 1922.Politika gjuhësore e Komisisë për krijimin e gjuhës standarde të shtetit të ri nëpërmjet punës kodifikuese në të gjitha rrafshet e gjuhës, nga njëra anë, dhe zbatimit të saj në administratën e shtetit, në shkollë dhe në letërsinë e shkruar përcaktoi qartazi parimet dhe rrugën e zbatimit për Kongresin e Drejtshkrimit, i cili hartoi Rregullat e Drejtshkrimit të standardit, e në vijim Gramatikën e Akademisë dhe Fjalorin normativ. Këto vepra kodifikuese do të shërbenin gjithashtu si shtrat për gjuhën e njësuar dhe zbatimin e saj në administratën e shtetit, në shkollë, në letërsi dhe në medie, edhe pse duke mos marrë për bazë elbasanishten, por toskërishten.(Shezai Rrokaj, gjuhëtar. Shkëputur nga “Çështje të Gjuhës shqipe 4”)24 T. Osmani, vep. cit. f. 74.25 Sh. Osmani, vep. cit. f. 347.177
                                
   173   174   175   176   177   178   179   180   181   182   183