Page 18 - Demo
P. 18


                                    Shqyrtojmë fjalinё: Dashuria për atdheun ia kalon çdo dashurie. Në këtë fjali dallojmë katёr fjalёforma: dashuria dhe dashurie janё fjalёforma tё emrit dashuri, atdheun ёshtё fjalёformё e emrit atdhe dhe kalon ёshtё fjalёformё e foljes kaloj.Shumica e fjalёve mund tё ndahen nё morfema, që janë bartёse tё kuptimeve leksikore ose gramatikore: qytet-ar, mal-or, pёr-dredh, nёn-tokё, hap-im, lag-a, punё-tor, kalim-tar. Fjala dhe morfema janё tё dyja njёsi me kuptim, por kanё dhe dallime midis tyre.Fjala ёshtё njёsi leksiko-gramatikore: ka kuptim leksikor, formё gramatikore dhe nё njё fjali tё dhёnё kryen njё funksion tё caktuar sintaksor. Kёshtu fjala dashuria nё fjalinё e mësipërme ka kuptimin leksikor të “ndjenjës së fuqishme, të thellë që të lidh ngushtë me dikë a me diçka dhe që të bën ta duash me gjithë zemër e të mos kursesh asgjë për të”. Kjo fjalë ndahet në morfema: dashur-i-a dhe kryen në fjali funksionin e kryefjalës.Fjala MorfemaËshtё njёsi e mёvetёsishme. Nuk ёshtё njёsi e mёvetёsishme.Mund tё ndahet nё njësi më të vogla me kuptim (morfema).Ështё e pandashme nё njёsi mё tё vogla me kuptim.Kryen funksione sintaksore nё fjali. Nuk mund tё kryejё funksione sintaksore nё fjali.Ka fjalё qё pёrbёhen nga njё morfemё e vetme dhe kёto fjalё janё zakonisht pjesё tё pandryshueshme tё ligjëratёs: ndajfolje, parafjalё, lidhёza, pjesёza: lart, drejt, afёr, me, për, sa etj., por edhe disa numёrorё dhe pёremra: njё , dy, kush, ne, ti etj. Nga njё morfemё e vetme pёrbёhen nё formёn pёrfaqёsuese dhe nё disa forma tё tjera edhe emra apo folje, si: mal, mik, hap, pi etj., por emrat gjatё lakimit (malit, maleve, malet) dhe foljet gjatё zgjedhimit (hapim, hapnin, piva, pinte) marrin ndajshtesa trajtёformuese, d.m.th., e shtojnë numrin e morfemave.1 Veçoni fjalët që përbëhen nga një morfemë e vetme, duke i ndarë në emra dhe folje. Shtoni fjalë të tjera.planetar, lak, gjallёri, hyrje, frikacak, akullore, det, dasmor, ora, botues, hap, pёrbuz, nёnsistem, pёrmasё, fle, mbivlerё, kap, nёnqesh, parapёlqej, dituri, kitarist, mal, djalёri, pastërti, pe, tregti, i përmuajshëm, mbishkrim, rivlerёsim, mesjetar, qep, pёrflas, pakujdesiFolje Emrakap detUSH T R I M E PËR + PUN(Ë) + IM + I  parashtesë + rrënjë + prapashtesë + mbaresëmorfema16
                                
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22