Page 180 - Demo
P. 180


                                    MATERIALE PLOTËSUESE“Ata që duan të këndojnë e gjejnë gjithmonë një këngë” (proverb suedez)Nga kujtimet e fëmijërisë për fundvitin, veç haresë për festat, erëmimit të pashoq të shtëpisë nga frutat dhe këndelljes prej pushimeve, më nëpërmendet edhe kërshëria për të ndjekur e komentuar festivalet e këngës. Para viteve ’90, festivali luante rolin e një institucioni të rëndësishëm kulturor për Shqipërinë, të cilën komunizmi e kishte ndryrë prej artit të përbotshëm dhe komunikimit me të. Pas viteve ’90, skenat ku muzika luhej e arti shpërfaqej u bënë më të shumta. Ngjarjeve e institucioneve kulturore iu shtuan ngjyrat dhe mund t’u qaseshin e t’i përqafonin të gjithë, elitarë apo jo, në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, në skenën e një qoshku të veçuar apo të ndonjë festivali tjetër.Sidoqoftë, veçanërisht festivalet e këngës janë shoqëruar nga një diskutim i përhershëm artistik, estetik e ndonjëherë moralizues për gjithë ngjarjen, për të rejat dhe të papëlqyeshmet, të bukurën dhe të shëmtuarën, për këngëtarët e këngët. Në suazën e diskutimit, mund të dëgjohen shpesh edhe pohime si: “këto tekstet e muzikës së sotme shqiptare janë pa kuptim, pa fabul të mirëfilltë, të stisura, ndryshe nga këngët e bukura të dikurshme, që kishin një mesazh e një tekst të mirëfilltë”. Në këtë pohimin që feks nga nostalgjia, mund të jetë e nevojshme të ndalesh te shumë çështje, si për shembull, a lipset që të jenë edhe këngët edukuese, me kuptim, me fabul, apo mjafton të jenë argëtuese duke mos e sfiduar mbamendjen tonë? A është më përmbushëse dhe artistikisht më e realizuar një këngë kur ka tekst të bukur e fabul? Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve do të duhej patjetër që diskutimin ta përvijonim në terma estetikë midis së bukurës dhe së dobishmes, por ajo që më ka interesuar në mënyrë të veçantë ka qenë të zbuloj se sa ndryshe janë këto “këngët e bukura të dikurshme” nga këto këngët e sotme, “yll fare” për një adoleshent dhe “pa pikë kuptimi” për prindin e tij. Prandaj kam analizuar tekstet e këngëve të kënduara gjatë komunizmit dhe pas komunizmit, për të qëmtuar ndryshimet mes tyre, por edhe për të parë se si gjuhësohet realiteti social e politik në kohë të ndryshme dhe se si ideologjia mund të depërtojë në mënyrë të vetëdijshme ose jo, deri edhe në tekstet e këngëve të dashurisë. Këngët e dashurisë, ndonëse i referohen të njëjtit realitet ndjesor universal, reflektojnë shpesh edhe realitetin social e politik të kohës kur janë shkruar e kënduar. Tekstet e 35 këngëve më përfaqësuese të dashurisë, të kënduara në “Festivalin e Këngës” në Radio-Televizionin Shqiptar, gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri, u bënë pjesë e një korpusi me 5621 fjalë. Veç tij, një korpus tjetër me 7868 fjalë u ndërtua me tekstet e 35 këngëve për dashurinë, të kënduara në Shqipërinë postkomuniste, në festivalin “Kënga Magjike”. Festivali i Këngës, gjatë komunizmit organizohej nën kujdesin e vigjilencën e veçantë të regjimit të kohës, duke qenë se ishte një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend dhe më me ndikim ndër masa. Sot ky festival organizohet ende nën kujdesin e një institucioni shtetëror, ndaj për të KËNGË DASHURIE NËFESTIVALET E DY KOHËVE178
                                
   174   175   176   177   178   179   180   181   182   183   184