Page 182 - Demo
P. 182


                                    MATERIALE PLOTËSUESE1. Rilindja Kombëtare është një lëvizje politiko-shoqërore, e cila karakterizohet nga një përpjekje e gjithanshme emancipuese me synime të qarta për shkëputje politike, si dhe nxjerrjen nga prapambetja arsimore e kulturore nëpërmjet bashkimit dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare të shqiptarëve. Është i njohur fakti se pjesë e rëndësishme e kësaj lëvizjeje u bënë shumë atdhetarë shqiptarë, të cilët kishin emigruar në periudha të ndryshme në vende, si: Turqia, Rumania, Bullgaria, Italia, Egjipti etj. Formimi arsimor e kulturor dhe dashuria për atdheun do të bëheshin shtysë për të drejtuar përpjekjet e tyre, me qëllim që edhe Shqipëria të rrinte me dinjitet përkrah kombeve të tjera. Frymëzimi i tyre prej Romantizmit Evropian, që e identifikonte gjuhën me shpirtin e popullit (Humboldt, por më vonë edhe konceptet e shkollës sociologjike për shoqërinë tek autorët Durkheim, Whitney, Saussure, Meillet etj.), Lidhja e Prizrenit, si një akt politik për çlirimin kombëtar, tradita e autorëve të vjetër (por edhe Matrënga në Itali), gjendja kaotike grafike për shkrimin e shqipes janë disa nga faktorët që rritën përpjekjet e rilindësve tanë për nevojën e një gjuhe të përbashkët1. Në këtë frymë, lëvizja për njësimin e alfabetit ishte pjesë e gjithë lëvizjes për njësimin e gjuhës, arsimimin dhe bashkimin e shqiptarëve.2. Pas Letrës Enciklike të Veqilharxhit në vitet ’40 të shek. XIX, ku theksohet se popujt që mbeten në padije janë të skllavëruar dhe prej kësaj gjendjeje dilet kur popujt “fillojnë të lërojnë gjuhën e tyre kombëtare… (e cila) nuk fitohet veçse me shkronja të posaçme kombëtare…”, gati 40 vite më vonë të njëjtin pohim do të bënte S. Frashëri te “Gjuha shqip”, ku shprehet se “Kombetë mbahenë me gjuhëtë, një komb që e humbet gjuhënë e vet është i humburë dhe harruarë… (dhe se) …xhdo shqiptar, i madh e i vogël të mësojë këto shkronja e të munjë të shkruanj’ e të këndonjë gjuhën e ti, që ka mësuarë me qumështit e s’ëmësë”.2Historia e alfabetit ka qenë një rrugë e gjatë dhe e mundimshme, e shtrirë në kohë edhe në hapësirë, sa brenda territorit shqipfolës, aq edhe në shoqëritë kulturore në diasporë e deri tek arbëreshët e Italisë.33. Sami Frashëri, K. Kristoforidhi, P. Vasa, H. Tahsini, J. Vreto, I. Qemali dhe shumë atdhetarë të tjerë të shquar, siç do të dëshmonte asokohe J. Vreto4, më 1867-n u mblodhën në Stamboll për të dhënë mendime lidhur me “nevojën e përdorimit të një alfabeti të vetëm të përbashkët që të kish aq shkronja të thjeshta njëformëshe sa ka gjuha shqipe zanore dhe bashkëtingëllore”. Ndaj duheshin shtuar përpjekjet pranë Qeverisë së Ali Pashës5, kryeministër i Turqisë, për ta legalizuar këtë veprimtari, e cila do të kërkonte 1 Sh. Rrokaj, Drejt Kongresit të Manastirit me idenë një alfabet, një gjuhë, një komb, në Çështje të gjuhës shqipe 2, 2009, f. 56-58. 2 S. Frashëri, Gjuha shqip, në Alfabetare e gjuhësë shqip’, Konstandinopojë, 1879. 3 Shih ndër të tjera: Sh. Demiraj, K. Prifti, Kongresi i Manastirit, Tiranë, 1978; Udha e shkronjave shqipe, bot. AShSh, Tiranë, 2008, e cila është një monografi e plotë, e ndërtuar në gjashtë krerë dhe që pasqyron gjithë rrugën mbi 350-vjeçare të gjuhës dhe shkrimit shqip. 4 J. Vreto, Vepra të zgjedhura, Tiranë, 1973. 5 AShSh, Historia e Shqipërisë, II, f. 170.ROLI I SAMI FRASHËRIT PËR ALFABETIN E GJUHËS SHQIPE180
                                
   176   177   178   179   180   181   182   183   184   185   186