Page 183 - Demo
P. 183
ngritjen e komisioneve të posaçme për këtë gjë. Fakt është se qeveria e kohës, e cila donte të ndiqte një politikë afruese me shqiptarët, dha miratimin për hartimin e një alfabeti të përbashkët. Sigurisht, përveç sa u theksua më lart, kjo gjë ishte dhe në interesin e saj, pasi mungesa e një alfabeti të vetëm i vështirësonte edhe punët shtetërore të Perandorisë në këtë pjesë të Ballkanit. Krijimin e komisionit për çështje të alfabetit të gjuhës shqipe si dhe për probleme të tjera që lidheshin me arsimimin dhe kulturën shqiptare, në vitin 1870 na e dokumentojnë edhe Dora d’Istria, D. Kamarda, dhe A. Dozon.6Diskutimet për hartimin e një alfabeti të vetëm ishin të vështira. Qarqe të caktuara shqipfolëse, brenda Shqipërisë autoktone dhe jashtë saj në diasporë, kishin përdorur dhe përdornin modele grafike të ndryshme për shkrimin e shqipes, duke na dhënë një pamje grafike të shumëllojshme të shkrimit të shqipes. Nga ana tjetër, trysnitë politike të Vatikanit, të Portës së Lartë dhe të Patriarkanës greke realizonin de facto e de jure një ndasi grafike, e cila ndikonte si pasojë në ndasinë kombëtare dhe mungesën e ndërtimit të një kombi me gjuhë të njësuar.4. Për drejtimin e çështjeve politike, arsimore e kulturore të shqiptarëve u krijua Komiteti i Stambollit, i cili do të kishte si mision mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare në aspektet e përmendura më lart, si dhe synim rritjen e vetëdijes kombëtare. Njëra nga këto të drejta, ajo e mësimit të gjuhës me alfabet të njësuar, ishte themeli që do të mundësonte mbajtjen gjallë të kësaj vetëdijeje. Sipas Sami Frashërit: “Kombi i shqipëtarëvet, nga të mos shkruarët’ e gjuhës së vet, ka humburë gjer më sot më të shumët e njerëzet; …ata që kanë mbeturë do t’i humpnjë më fort pakë kohë…; sot kombetë piqen’ e përzjehenë fort çpejt, edhe ata që janë më të fortë e më të diturë mundinë kudoherë ata që janë të dobët’ e më të paditurë”7. Komiteti i Stambollit zgjodhi një komision8 prej 25 anëtarësh me në krye S. Frashërin, i cili do të kishte për detyrë hartimin e alfabetit të njësuar për shkrimin e shqipes. Vetë Komisioni ua ngarkoi detyrën për përgatitjen e platformave grafike 7 anëtarëve, ndër të cilët ishin edhe Sami Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hoxha Tahsini, Koto Hoxhi etj.Për hartimin e alfabetit të njësuar u përgatitën katër platforma:a. Alfabeti arabo-turk, i cili mbështetej nga disa pashallarë të nxitur nga Porta e Lartë, por edhe letërsia e Bejtexhinjve, disa shoqata myslimane në Stamboll etj. Ky variant nuk u pranua nga anëtarët e Komisionit, duke sjellë kundër këtij propozimi argumente politike, territoriale si dhe duke u mbështetur në traditën e autorëve të vjetër të shkrimit të shqipes.b. Alfabeti grek mbështetej nga Jani Vretoja, por edhe nga Patriarkana greke, e cila e lidhte këtë alfabet me shqiptarët ortodoksë dhe ortodoksinë si besim. Edhe kjo alternativë nuk gjeti mbështetje.c. Një alfabet origjinal ishte propozimi i Hasan Tahsinit, duke e përqasur me alfabete të tjera, si: arabishtja, frëngjishtja, greqishtja, bullgarishtja, armenishtja etj., si dhe duke mëtuar të japë një variant që, sipas tij, duhet të ishte i veçantë, praktik, ekonomik, jashtë çdo ndikimi krahinor, politiko-fetar dhe sa më pranë natyrës së shqipes. Varianti origjinal kishte brenda idealizmin e këtij eruditi, duke u mbështetur te gjuha shqipe dhe veçoritë e saj edhe pse, siç dihet, si teorikisht dhe praktikisht numri i alfabeteve 6 Shih A. Kondo, Dora d’Istria për çështjen kombëtare, Tiranë, 1965, f. 49; D. Kamarda, A Dora d’Istria gli albanesi, Livorno, 1870, f.21; A. Dozon, Manuel de la langue chkipe ou albanaise, Paris, 1879, f. 169. 7 S. Frashëri, vep. cit. f. 29. 8 Histori e Shqipërisë II, bot. i AShSh-së, Tiranë, 2002, f. 210.181

