Page 184 - Demo
P. 184


                                    është shumë i kufizuar në raport me gjuhët alfabetike dhe se investimi në tipografinë e karaktereve për shqiptarët e asaj kohe ishte mision i pamundur, si për mungesën e përvojës dhe për financimin. Përpos kësaj, një variant i ri kërkonte doemos nisjen e punës nga e para, kur tashmë tri variantet e tjera ishin në përdorim dhe për shqiptarët në prapambetjen e tyre arsimore ishte një shpenzë e papërballueshme.d. Varianti latin ishte më i pranuari, edhe pse me diskutime. Ky ishte edhe varianti që, me ndonjë ndryshim, u paraqit në Kongresin e Manastirit. Ai mbështetej në traditën e shkrimit që prej Formulës së Pagëzimit e Mesharin e Buzukut, në prakticitetin e tipografisë dhe në rrethana historike e politike më të favorshme. Ky ishte sistemi grafik i propozuar nga Pashko Vasa, i cili pranonte kriterin një tingull një shkronjë, kurse mungesat të plotësoheshin me anën e dyshkronjëshave. Këtë variant e mbështeste edhe Samiu, por ai ishte skeptik për përdorimin e dyshkronjëshave, të cilët, sipas tij, e rëndonin sistemin dhe e ngatërronin, duke e bërë të vështirë në përdorim. Diskutimet më të mëdha lidheshin me plotësimin e shkronjave që i mungonin alfabetit latin. Në shkrimin “Gjuha shqip”, Samiu shprehet se Komisioni ishte dakord për alfabetin latin, sipas kriterit një tingull një shkronjë. Për plotësimin e shkronjave të tjera ai thotë: “këtë her’ u gjent edhe një udhë shum’ e leht’ edhe shum’ e mirë: muarmë njëzet e pesë shkronjatë latinishte, u dhamë cave nga ato një këndim pas nevojës së gjuhës sonë, edhe nga të njëmbëdhjetat e tjera ca i bëmë prapë nga ato shkronja duke i ndërruar pak fytyrënë, ca i muarmë nga greqishtja, që është edhe ajo një nga motërat’ e vjetra të gjuhës sonë, si edhe latinishtja” 9. 5. Përvoja disavjeçare e Samiut dhe e bashkëpunëtorëve të tij, si dhe puna në ekip brenda Komisionit, do të jepte frytin e vet në vitin 1879. Studiuesi T. Osmani shprehet se “…mbas një pune dy-tremujore, në pranverë të vitit 1879, u arrit të miratohej alfabeti që njihet me emrin alfabeti i Stambollit.”10 Këtë fakt e mbështet edhe N. Alpan-i, i cili shprehet se puna e Komisionit ka filluar në janar të 1879-s dhe “Komisioni i alfabetit më 19 mars të 1879-s, vendosi të pëlqejë unanimisht projektin e Sami Frashërit”11.Këtë variant e gjejmë të botuar tek “Alfabetarja e gjuhës shqipe më 1879 si dhe te kanonizma (statuti) i “Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip”. Në këtë variant vërehet se ka 24 shkronja latine, disa prej të cilave nuk kanë tingëllimin si në latinishte. Ka gjithashtu edhe 7 shkronja nga greqishtja. Po kështu u modifikua ç-ja, u përpunuan shenjat për shkronjat p, xh dhe gj, kurse nga alfabeti sllav u përpunua shkronja zh. Një variant tjetër,12 del i botuar më 1884, tek e përkohshmja “Drita-Dituria”, ku vërehen tri ndryshime nga varianti i Alfabetares, të cilat lidheshin me shkronjat ç, gj e zh, si dhe hiqet shkronja sllave .Edhe këto dy variante kanë ndryshime me variantin që u prezantua në Kongresin e Manastirit, ku vërehen 5 ndryshime.Lidhur me autorësinë e Alfabetit të Stambollit, shumë studiues janë të mendimit se ai është fryt i punës së Sami Frashërit. Duke mos dashur aspak të zbehim kontributin vetjak, sikundër edhe rolin e tij si kryetar i Komisionit, mbështesim mendimin se ky alfabet ishte vepër e gjithë Komisionit të gjerë, e në veçanti e gjithë punës së pakursyer të Sami Frashërit, Pashko Vasës, Hoxha Tahsinit dhe Jani Vretos.6. Pas aktit politik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Alfabeti i Stambollit ishte një ngjarje tjetër e madhe kombëtare për bashkimin kombëtar, me gjithë vështirësitë që pati për shtrirjen e tij në të gjitha trevat. Vetë ekzistenca e alfabeteve të tjera apo edhe trysnia politike 9 S. Frashëri, vep. cit. f. 31-32. 10 T. Osmani, Shoqëri e të shtypuri(t) shkronja shqip, (1879) shoqëria e parë e shqiptarëve jashtë atdheut, në Komisia Letrare në Shkodër (1916-1918), f. 104. 11 N. Alpan, Arnavut albanesi nasil dogdu, Ankara, 1979, f. 19, cit. sipas T. Osmani, vep. cit. f. 104. 12 T. Osmani, vep. cit. f. 105.182
                                
   178   179   180   181   182   183   184   185   186   187   188