Page 185 - Demo
P. 185
e qeverisë turke dhe e Patriarkanës greke, mungesa e mësuesve dhe infrastrukturës së nevojshme, për shkak të prapambetjes së madhe të shoqërisë shqiptare të kohës, sikundër edhe vështirësitë e komunikimit për shkak të infrastrukturës rrugore dhe komunikimit postar, bënë që shtrirja dhe zbatimi i tij të ishin të pjesshëm, në trevat shqiptare e në diasporë. Sidoqoftë, kjo gjë nuk e zbeh rëndësinë e tij, si alfabeti më i plotë i hartuar deri në këtë kohë, i ndërtuar mbi baza shkencore duke u mbështetur në sistemin grafik latin dhe që zbatonte parimin fonetik, duke i dhënë fund kaosit grafik për shkrimin e shqipes. Studiuesi T. Osmani thekson se: “Me hartimin e alfabetit të Stambollit u zgjidh përfundimisht raporti tingull-shkronjë, duke i dhënë fund atij pështjellimi që ekzistonte deri në atë kohë, kur numri i shkronjave shqipe shpesh kalonte caqet e tingujve të gjuhës sonë, rrjedhojë e mosnjohjes sa duhet të strukturës fonetike të shqipes.”13 Lidhur me rëndësinë e këtij alfabeti, studiuesi Xh. Lloshi thekson se: “Shfaqja në hapësirën shqiptare e alfabetit të Stambollit në fund të viteve 1870 e rishtroi në përmasa mbarëkombëtare çështjen e shkronjave”14. Për herë të parë vendoset se sistemi fonemor i shqipes përbëhet prej 36 fonemash si dhe renditja e tyre, e cila u mor parasysh në zgjidhjen përfundimtare që iu bë prej Kongresit të Manastirit.Hartimi i alfabetit do të shoqërohej me botime të shumta nga fusha të ndryshme dhe prej autorësh të ndryshëm. Alfabetarja e gjuhës shqipe u shndërrua në një shkollë të vërtetë ku, përveç abetares, jepeshin edhe mësime mbi gramatikën, historinë, gjeografinë, matematikën, edukatën, kulturën dhe moralin shoqëror shqiptar.15 Aty do të botohen shkrime të N. Veqilharxhit, Sami Frashërit, Pashko Vasës, Hoxha Tahsinit e Jani Vretos, për t’u dhënë zë çështjeve politike, kulturore e gjuhësore, të cilat do të ndikonin dukshëm në bashkimin e shqiptarëve. Vlen të sillet në vëmendje Gramatika e Sami Frashërit (1886), të cilën ai e quajti Shkronjëtore e gjuhësë shqip, që u shtyp prej Shoqërisë “Dija” në Bukuresht. Studiuesit e sotëm e konsiderojnë Samiun si linguist modern dhe themelues të albanistikës vendase16. Në këtë gramatikë do të ndeshim një punë të jashtëzakonshme për gjetjen a përshtatjen e terminologjisë gjuhësore (mbi 100 terma dhe gjegjësit e tyre në frëngjishte dhe greqishte). Bashkë me Gramatikën e Jani Vretos dhe “skajet gramatikore” të Komisisë (134 njësi), mund të pohohet se u hodhën themelet e traditës shqiptare në terminologjinë gjuhësore.17 Ndonëse ka më shumë karakter teorik, sesa një manual praktik dhe është shkruar në toskërishte, kjo gramatikë shërbeu për përhapjen e alfabetit në shkolla dhe në organe shtypi, ku përdorej gjuha shqipe. Samiu e konsideronte gjuhën si tiparin themelor të kombit, prej të cilit shquhet identiteti i tij, madje vetë qenësia e tij: “Kombetë mbahenë më gjuhëtë …një komp që humbet gjuhën’ e vet, ësht’ i humbur’ e i haruarë” dhe shtonte se pa pasur një alfabet dhe një gjuhë të njësuar, kombet asimilohen prej kombeve të tjera, sepse ato janë“ si peshqit, që hanë njeri-tjetrin. Mjerë kush është më i dobët.”18Në një letër dërguar De Radës, Samiu shprehet se “pun’ e të ngjallurit të gjuhësë shqip edhe të bashkuarit të dialekteve t’saj e të ndritësuarit të kombit tënë që është një pun’ e shenjtëruarë është pun’ e shoqërisë sonë.”.19 Një gjuhë të vetme, pa thyrje të 13 T. Osmani, Tradita dhe e sotmja në vështrimin gjuhësor, bot. Camaj-Pipa, Shkodër, 2014, f. 100. 14 Xh. Lloshi, Rreth alfabetit të shqipes, Logos-A, Shkup/Prishtinë/Tiranë, 2008, f. 23. 15 F. Raka, Çështje të shqipes letrare, Shkup, 1998, f. 153. 16 T. Osmani, vep. cit, f. 132. 17 L. Dodbiba, Zhvillimi i terminologjisë gjuhësore nga Rilindja deri sot, në Konferenca I e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 1965. 18 S. Frashëri, vep.cit. f. 31. 19 S. Frashëri, Vepra 2, Tiranë, 1988, f. 376.183

