Page 187 - Demo
P. 187
Leksiku politik e shoqëror a leksiku politiko-shoqëror përdoret në një kuptim të veçantë a më të ngushtë (si “tërësi e termave dhe e fjalëve që lidhen me politikën dhe me politologjinë”) dhe në një kuptim tjetër të përgjithshëm a më gjerë (si “tërësi e të gjitha njësive leksiko-semantike ose e të gjitha fjalëve dhe e emërtimeve togfjalëshore e jotogfjalëshore, që shënojnë nocione ose dukuri shoqërore të shkencave humanitare, të veprimtarisë së organizatave shoqërore dhe të sjelljes shoqërore të njerëzve”). Fjalët dhe termat që ngërthen ky leksik kanë kryesisht karakter shenjues a emërtues (denotativ) nga fusha e politikës, e ideologjisë dhe e pushtetit shtetëror, si edhe nga disa fusha e nënfusha më speciale të shkencave shoqërore, p.sh., nga fusha e filozofisë (ndërgjegje, subjektivizëm, objektivizëm, objektivist etj.), e ekonomisë politike (kapital, mbifitim, ekonomi e tregut etj.) e historisë (skllav, skllavëri, çartizëm etj.), e së drejtës a drejtësisë (aktakuzë, padi, liri ligj) etj. Në këtë leksik përfshihet edhe një pjesë e nomenklaturës përkatëse terminologjike, me strukturë njëfjalëshe ose togfjalëshore (si politikë financiare, politikë kulturore, politikë gjuhësore etj.), që përdoret shpesh në publicistikë (në median e shkruar dhe elektronike). Por, kjo nuk do të thotë se në këtë leksik përfshihet pa përjashtim gjithë terminologjia teknike e shkencave shoqërore ose tërë nomenklatura, e cila është speciale fjala vjen për financën (si kontabilitet, overdraft, llogari rrjedhëse, debit, kartë debiti, kartë krediti etj.), nuk ka karakter publik dhe përmbajtje politiko-shoqërore, që s’ka ndonjë lidhje me ideologjinë ose me regjimin dhe përdoret vetëm nga një rreth shumë i ngushtë specialistësh.Më konkretisht, fushat dhe nënfushat kryesore, që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me veprimtarinë shoqërore e politike, ku përdoret ky leksik, janë:Për të kuptuar më mirë përmbajtjen me ngjyrim politiko-shoqëror e emocionues të këtij leksiku mund të bëhet një shtresëzim a një klasifikim i tij sipas ngjyrimit (në kuptimin e gjerë e të ngushtë të tij), duke e ndarë atë në dy grupime të mëdha: a) në leksik me ngjyrim pozitiv; b) në leksik me ngjyrim negativ.LEKSIKU POLITIKO-SHOQËROR185

